76.7 % e të rinjve që jetojnë në Maqedoni mendojnë të largohen nga vendi, kryesisht në vendet e BE-së. Arsyeja kryesore që nxit të rinjtë për këtë vendim është cilësia e dobët e jetës, duke përfshirë papunësinë ose kushtet e këqija në punë, ambienti social i pasigurisë politike dhe ekonomike, sistemi jo i mirë arsimor dhe diskriminimi. Këto janë të dhënat e hulumtimit të zhvilluar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijimin e Politikave e cila bazohet në anketën e të rinjve të moshës prej 15 deri në 29 vjet.
Sipas gjetjeve të hulumtimit, në Maqedoni nuk ka asnjë dokument strategjik i cili ka për qëllim reduktimin e migrimit të personave të rinj nga vendi dhe tërheqjen e të rinjve të emigruar që të kthehen përsëri në vend. Madje 91.6 % e të rinjve mendojnë se zëri i tyre nuk është I përfaqësuar mjaftueshëm në proceset e vendim-marrjes në vend ndërsa 87.3% prej tyre mendojnë se shteti nuk shfrytëzon potencialin e të rinjve dhe nuk ofron mundësi për zhvillim.
“Fillimisht, kemi shumë pak mekanizma që u përgjigjen nevojave të të rinjve që të përfshihen në proceset e krijimit të politikave, përfshirjen e ulët e të rinjve në jetën e përgjithshme shoqërore dhe njohjen e tyre si një aktor I rëndësishëm në shoqëri, ndërsa ka shumë pak fonde në dispozicion për zbatimin e politikave për të rinjë”- theksoi Marija Risteska, drejtore e CRPM.
Ambasadori i Francës, Christian Thimonier tha se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të mbeten në Maqedoni për shkak të zbatimit të reformave të kërkuara nga BE-ja.
Gjithmonë duhet të gjendet mënyrë se si të rinjtë të mbahen në vend që të mund të kontribuojnë në ndërtimin e të ardhmes së vendit. Kjo gjithashtu ka të bëj edhe me reformat që tashmë po zhvillohen në vend. Kjo është në interes edhe të BE-së për shkak se nuk do të integrojmë vend I cili do të jetë I boshatisur, respektivisht në të cilin nuk do të ekzistoj forca e të rinjve”- pohoi Christian Thimonier, ambasador i Francës.
Rekomandimet që dolën nga ky hulumtim janë: sigurimi i të dhënave relevante statistikore për popullatën e re që jeton në Maqedoni dhe ata të cilët për arsye të ndryshme qëndrojnë jashtë vendit, hapja e debatit publik për Ligjin për të rinjtë, përgatitja e serishme e politikave rinore, përforcimi dhe avancimi I rolit të Agjencisë së të rinjve, promovimi I masave të punësimit dhe përkrahjes gjatë punësimit dhe shumë të tjera./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës