Anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Industrisë së Automobilëve (UAW), hyri në grevë kundër General Motors dhe është ndalesa e parë e punës në industrinë e automjeteve amerikane në 12 vjet.
Rreth 50 mijë të sindikatës nga 31 fabrika të General Motors, të shpërndarë në 9 shtete u bënë bashkë, në grevën më të madhe kundër biznesit në fjalë, bashkim masiv i cili nuk shihej që prej 2007-së, përcjell Telegrafi.
Greva kur palët nuk e realizuan takimin e tyre zyrtar, megjithëse zëdhënësi i sindikatës Brian Rothenberg, tha se dialogu midis dy palëve ishte në vazhdim dhe një takim i ri i palëve është caktuar për të hënën. Sipas sindikatës, u theksua se General Motors po vinte fitimet para punonjësve të cilët ishin ata që mbanin në këmbë kompaninë, sidomos pas kontributit të çmuar të një dekade më parë, kur ajo gati shpalli falimentin dhe u desh edhe ndihma e qeverisë federale për ta tejkaluar atë.
Kompania tha se bëri një ofertë që përfshin përmirësim të ndarjes së pagave dhe fitimit për anëtarët e sindikatës, së bashku me investimet për të hapur vende të reja pune, por nuk u tha në mënyrë specifike se cila do të ishte zgjidhja. Më herët, General Motors kishte njoftuar se një punonjësi mesatar i saj fiton rreth 90 mijër dollarë në vit, por numri i punëtorëve në General Motors ka rënë ndjeshëm në dekadat e fundit, për shkak të një kombinimi të automatizmit, humbjes së një pjese tregu dhe burimeve të jashtme. Pavarësisht kësaj General Motors ende mban shumicën dërrmuese të makinave të shitura në tregun amerikan në Amerikën e Veriut dhe ka shumë më tepër fabrika në SHBA sesa në Meksikë ose Kanada. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova