LAJMI I FUNDIT:

Rreth 50 mijë euro dëme nga djegia e depos në fabrikë, Policia jep detaje nga rasti në Prizren

Rreth 50 mijë euro dëme nga djegia e depos në fabrikë, Policia jep detaje nga rasti në Prizren
Foto: Ilustrim

Një depo e një fabrike është përfshirë nga zjarri ditën e premte, ku sipas pronarit vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 50 mijë euro.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shyqyri Bytyqi tha për Telegrafin se nga zjarri janë djegur makineri punuese, bidona me speca si dhe lënda e parë për prodhim.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në lokacionin e lartëcekur është një zjarr në afërsi të depove. Patrulla policore me të marrë informatën ka dalë në vend ngjarje, ku vërehej se zjarri kishte kapluar depon “MIX Produkt”, SHPK. Në vend ngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin Sipas pronarit, zjarri kishte kapluar depon dhe hapësirën përreth, ku aty ishin djegur makineria punuese, bidona me speca (fafarona) si dhe lënda e parë për prodhim. Vlera e dëmit sipas ankuesit është 40.000 deri 50.000 euro”, tha ai.


Përfshihet nga zjarri depo e një kompanie në Prizren - digjen disa makineri
Lexo po ashtu Përfshihet nga zjarri depo e një kompanie në Prizren - digjen disa makineri

Bytyqi tha se në lidhje me rastin kanë informuar hetuesin kujdestar, krim teknikën, si dhe hetimet rajonale të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi Bytyqi tha se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori