Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan. Nga organi i akuzës informojnë se hetimi nga 11 prokurorë vazhdon. Rreth 300 dëshmitarë pritet të merren në pyetje, ndërsa edhe ka vazhduar mbledhja e provave në Koçan, derisa vazhdon sigurimi i ekspertizave nga fushat e ndryshme.
“Prokurori publik Lupço Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë, i cili në detaje do ta shqyrtojë çdo aspekt dhe drejtim të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
Megjithatë, deri më tani nuk dihet se sa thellë dhe gjerë mund të shkojë dhe shtrihet hetimi.
Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.
Harku kohor 2012 – 2025 përfshinë kohën kur ka funksionuar diskoteka “Pulse” dhe për këtë, janë vënë nën përgjegjësi tre kryetarët e Komunës së Koçanit të cilët kanë shërbyer në këtë periudhë. Sipas Prokurorisë, ata kanë lejuar të funksionojë klubi edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet.
Megjithatë, tani për tani Prokuroria për arsye ende të panjohura, nuk e ka marrë parasysh rrethanën kohore edhe te të dyshuarit e tjerë, në niveleve tjera të pushtetit. Fajtorët, tani për tani kërkohen vetëm tek ata që kanë qenë në detyrë në vitin 2021 dhe 2023, kur klubi tanimë i djegur, pavarësisht se nuk i ka plotësuar kushtet, ka marrë licencë për punë.
Për shembull, prej vitit 2012 deri në vitit 2025, funksionin e ministrit të Ekonomisë e kanë ushtruar Valon Saraçini, Bekim Neziri, Driton Kuçi, Kreshnik Bekteshi e së fundmi, Besar Durmishi. Me hetimin është përfshirë vetëm Bekteshi, pasi në kohën e tij janë dhënë dy licencat e kabaresë, që sipas Prokurorisë janë siguruar me ryshfet. E për këtë, dyshohet të jenë të përfshirë edhe sekretari i atëhershëm shtetëror, bashkë me tre të punësuar të tjerë.
Bekim Maksuti ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në periudhën 2020 – 2024 apo pikërisht në periudhën kur “Pulse ka marrë licencat. Për këtë, ai është vënë në përgjegjësi. Megjithatë, nuk dihet nëse hetimi do të zgjerohet për drejtorët paraprak, Shaban Saliu dhe Adnan Xhaferovski të cilët kanë shërbyer prej vitit 2012 kur kabareja ka punuar pa licencë, e as nëse do të kërkohet llogari për Xhevat Selamin si drejtor, në kohën e të cilit ka ndodhur tragjedia.
Në periudhën kur ka punuar “Pulse”, kanë qenë gjithsej 9 drejtorë të Inspektoratit të Tregut, por tani për tani vetëm Goran Trajkovski me 3 inspektorë janë vënë në përgjegjësi pasi nuk kanë kryer kontrolle inspektuese, në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2025.
Për dhënien e pajtueshmërisë që diskoteka të fitojë licencë, Prokuroria kërkon llogari prej 7 zyrtarëve të lartë policorë të Shtipit dhe Koçanit. Megjithatë, nuk dihet nëse do të kërkohet llogari edhe për eprorë të tjerë policorë që kanë shërbyer ndër vite. Organi i akuzës, tani për tani nuk sheh përgjegjësi, as te kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e as te gjashtë ministrat paraprak që kanë ushtruar detyrën në periudhën e funksionimit të “Pulse”.
Nëpër media, u ngrit edhe çështja për përgjegjësi eventuale ndaj zyrtarëve të Drejtorisë për të Ardhurave Publike. Dyshimet janë se DAP e ka mbyllur kabarenë në fund të vitit 2024 pasi ka konstatuar se nuk janë dhënë fatura fiskale, megjithatë kabareja sërish ka vazhduar me punë pa e paguar gjobën. Megjithatë, Prokuroria tani për tani ende nuk ka konstatuar përgjegjësi. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fronti Europian dërgoi kërkesë zyrtare tek Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan

Vrasje në tentativë në Gjakovë, dy të dyshuar e therin një person me thikë dhe ikin

Importi i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen tre inspektorë të AKU-së në Shqipëri

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Policia ndalon një shtetas turk, i sekuestrohet botoks në vlerë 150 mijë euro

Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata