LAJMI I FUNDIT:

Rreth 2700 pjesëtarë të ARM-së kanë shërbyer në Afganistan

Rreth 2700 pjesëtarë të ARM-së kanë shërbyer në Afganistan

Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë Zoran Jolevski, ka deklaruar se rreth 2700 oficerë dhe ushtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) kanë marrë pjesë në misionin ISAF në Afganistan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto ushtarë kanë shërbyer krah për krah me forcat e NATO-s në një periudhë dymbëdhjetë vjeçare, ndërkaq në Afganistan ka ende ushtarë të ARM-së në misione tjera.

Ministri Jolevski theksoi se ushtarët dhe oficerët gjatë këtyre misioneve fitojnë përvojë të rëndësishme për krizën aktuale të refugjatëve./Telegrafi/