LAJMI I FUNDIT:

Rreth 13 mijë migrantë të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

Rreth 13 mijë migrantë të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

Rreth 13 mijë migrantë janë bllokuar sot në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë në kushte higjienike të mjerueshme, njoftoi një përgjegjës grek para organizimit të një mbledhje mes BE-së dhe Turqisë të gjykuar thelbësore për një zgjidhje të krizës migratore.

“Ka 13,000 persona këtu dhe rreth 20,000 në të gjithë prefekturën, ose më shumë se 60 për qind e gjithë migrantëve që janë në vend”, deklaroi Apostolos Tzitzikostas, guvernator rajonal i prefekturës greke të Maqedonisë, për televizionin “Skai”, ndërkohë që po mbikëqyrte operacionet e shpërndarjes së ushqimit në Idomeni.

“Ne nuk mund të përballojmë këtë peshë të vetëm”, tha Tzitzikosta, i cili shpreson që qeveria greke të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon.


Numri i kandidatëve për azil, mbi të gjitha sirianë, irakian dhe afganë, të bllokuar në të gjithë Greqinë vetëm rritet për shkak të mbylljes së kufirit nga Maqedonia dhe masave bllokuese të ndërmarra nga vendet e Ballkanit dhe Austria.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori