Fondi i Grave të Kosovës ka ndarë afër 100 mijë euro për 31 organizata, katër prej të cilave janë partneritete të udhëhequra nga gratë në Kosovë. Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë së RrGGK 2015-2018, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGGK.
Këto grante janë mundësuar me përkrahjen e Austrian Development Agency dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Drejtoresha ekzekutive e RrGGK, Igballe Rogova, tha se duke shpresuar që në qeverisjen e ardhshme të ketë më shumë gra ministre do të ndajnë sot gati 100 mijë euro për organizatat e grave që janë anëtare të Rrjetit të Grave të Kosovës.
“E dimë që këto zgjedhje kanë sjellë më shumë gra me vota edhe po vjen koha që në Kosovë po votohen gratë dhe një ditë nuk do të kemi nevojë për kuotë. Duke shpresuar që qeveria e ardhshme do të ketë më shumë gra ministre sesa qeveritë e kaluara, ne sot zyrtarisht po i shpallim të hapur për publikun Fondin e Grave të Kosovës që i ndan gati 100 mijë euro për organizatat e grave që janë anëtare të rrjetit të grave të Kosovës”, tha ai.
Zëvendësshefi i sektorit të Bashkëpunimit i Zyrës së BE-së në Kosovë, Libor Chlad, tha se kjo nismë është e financuar nga BE-ja dhe se bashkëpunojnë me Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës, ku ai tha se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë.
“Ekzistojnë disa objektiva të cilat jemi duke i përcjellë, të inkurajomë aktivitetin e grave, të krijojmë dhe të ndërtojmë pavarësinë dhe besimin e tyre, njëra prej çështjeve kryesore për këtë mendoj se është pavarësia ekonomike e grave, krijimi i mundësive për të krijuar biznese. Barazia gjinore është një prej të drejtave fondamentale dhe vlerave fondamentale të njeriut, barazia në mesin e burrave dhe grave parashihet edhe në Traktatin e BE-së”, tha ai.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë duke thënë se do të donte të shinte më shumë gra në legjislaturën e re.
Kreu i Zyrës Austrian Development Agency, Gunther Zimmer, tha se kjo agjenci ka në fokus që projektet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore të respektohen.
“Dua të theksoj se ADA është në Kosovë që nga vitin 99 dhe gjithmonë fokusi ka qenë që projektet të zbatohen me fokus të veçantë në barazinë gjinore”, tha ai.
Ai tha se shpreson që këto grante të cilat po i marrin gratë, të kenë ndikim në fuqizimin e grave.
Disa nga këto organizata të cilat kanë përfituar këto grante janë, Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) me iniciativën: “Kujdesi shëndetësor është i mirë atëherë kur ka qasje për të gjithë”, Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut me iniciativën: “Gratë vendim-marrëse”, Vita Jeta me iniciativën: “Diabeti tek të moshuarit”, Qendra për Fuqizimin e Gruas me iniciativën: “Fuqizimi ekonomik i grave – nënave kryefamiljare”, Luna me iniciativën: “Shëndeti i grave dhe liria e lëvizjes” etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?