LAJMI I FUNDIT:

Rreth 10 për qind e mësimdhënësve të testuar në Kosovë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19

Rreth 10 për qind e mësimdhënësve të testuar në Kosovë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania”, ndërsa theksuan se ky vit ishte i vështirë për të gjithë.

Hoti tha se janë munduar që përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë munduar t’i ndihmojnë mësimdhënësit që të adaptojnë metodologjinë mësimore në raport me kushtet që janë krijuar.

“Jemi munduar që përmes MASH-it t’ju ndihmojmë që ta adaptoni metodologjinë mësimore karshi kushteve që janë krijuar dhe vërtet ju falënderoj që pavarësisht vështirësive është arritur në masë të konsiderueshme të realizohet plan-programi në mënyrë që nxënësit të mos humbin”, tha ai.


Ai tha shpreson që gjysmëvjetori i dytë të fillojë në kushte më të mira.

Sipas tij, statistikat tregojnë se përqindja e të infektuarve të mësimdhënësve është e lartë. “…Diku 15, 16 për qind e atyre që janë testuar… Lutemi që gjysmëvjetori tjetër të fillojë në kushte më të mira…”, tha kryeministri, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj tha se sot përfundon gjysmëvjetori i parë i këtij vitit shkollor e që ka filluar në kushtet pandemie.

Ai tha se kanë pasur vështirësi në dizajnimin e skenarëve, me të cilët kanë punuar mësimdhënësit gjatë periudhës së pandemisë.

“Është pushim pak i gjatë për shkak të rrethanave që jemi, mirëpo dje përpos që e kemi adaptuar kalendarin e ri e kemi hartuar edhe një udhëzues për këtë muaj pushimi se çfarë detyra e aktivitete me pas nxënësit”, tha ai.

Ai bëri të ditur se sot kanë ndarë 270 llap-top për mësimdhënësit që kanë pasur nevojë, e që kanë qenë në stoqe të MASH-it.

Ministri tha se shifrat janë të larta të infeksionit te mësimdhënësit, por sipas tij, edhe testimi ishte jashtë parashikimeve që kanë bërë.

“25 mijë vet, mësimdhënës, staf administrativ dhe nxënës janë testuar deri tani. Prej tyre infeksionet janë për nxënës 0,42 për qind e të testuarve, për mësimdhënës nuk e kalon 10 për qindëshin, por megjithatë përqindje e lartë të atyre që janë testuar”, tha ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori