Site icon Telegrafi

Rrëshqitja e dheut në Veternik, nga Inspektorati i Kryeqytetit thonë se punët po zhvillohen sipas lejes së ndërtimit

Në rrugën “Afërdita Ukshini” në Veternik, ka rrëshqitur një pjesë e dheut në një pjesë afër lokacionit ku investitori “Erea Home”, po kryen ndërtime.

Nga Inspektorati i Kryeqytetit kanë njoftuar se në atë pjesë të gjitha punët ndërtimore po bëhen në bazë të lejes së ndërtimit.

“Punët ndërtimore në atë lokacion janë duke u zhvilluar sipas lejes ndërtimore (Vendimi Nr.05-351/02-265993/22, të dt.19.09.2023) dhe deri në këtë fazë të gjitha punimet aty janë zhvilluar sipas lejes ndërtimore”, thuhet në njoftim.

Një njoftim thuhet se Inspektorati i Kryeqytetit edhe para rrëshqitjes së dheut ka njoftuar investitorin që të marrë masa sigurie.

“Inspektorati i Kryeqytetit, edhe para rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrugës, gjatë kontrollit inspektues, ka urdhëruar investitorin që të rrethojë gropën ndërtimore dhe t’i marrë masat e parapara e të nevojshme të sigurisë në vend – ndërtim dhe respektimin e plotë të projektit të aprovuar të gropës ndërtimore”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pas rrëshqitjes së dheut, nga Inspektorati janë marrë masat ligjore.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit për rrëshqitjen e dheut dhe dëmtimin e rrugës, Inspektorati ka ndërmarë veprime të menjëhershme në përputhje me autorizimet ligjore që ka”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version