Zbehje e imazhit të shqiptarëve
Shqetësim i madh është për ne se çfarë bën tanimë sot feja (partia) myslimane për Kosovën e shqiptarët, që drejtohet nga kryemyftiu i Kosovës N. Ternava dhe zv. i tij jozyrtar, Ferid Aganit?! Këta duan ta kthejnë vendin në të shkuarën, kur ai ka nevojë të domosdoshme, urgjente për specifikat e ndërtimit të shtetit, sjelljen e progresit, modernizimin, sepse ne jemi ende as në çerek të rrugës. Ndoshta nuk ju duket kjo e qartë? Për dhjetë vite me radhë çka u rritë dhe zhvillu, as kultura, as gjuha, as ekonomia, as punësimi. Ne ende edhe sot jemi shteti më i varfri në botë, me një popullsi prej 2,5 milionësh për afërsisht 70% e re nën 30 vjet, më e re në botë - që është një plus i madh.

Këto orkestrime protestash myslimane (grupe ekstremiste, apo siç i quajnë fundamentalistë myslimanë), që po e zbejnë edhe imazhin e Kosovës e të shqiptarëve, sidomos në sytë e ndërkombëtarëve, më kujtojnë ato të serbëve në fund të shekullit të kaluar, autorësia e gjithë që qëndronte në faktin se prapa të gjitha atyre akteve qëndronin forcat sekrete serbe dhe ato speciale, të cilat kishin kryer trajnime të posaçme për veprime të tilla, së bashku me strukturat e tyre militare dhe paramilitare (koordinoheshin veprimet edhe me disa “njerëz“ tanë). Më kujtojnë edhe ato të v. 1912, marrjen e Shkupit nga kryengritësit tanë, kur “dikush“ iu tha – lironi të burgosurit! Çka u bë mandej – kaos shpërbërës, tronditje, shkatërronin çdo gjë në qytet që shihnin para veti , edhe këtë në sytë e diplomatëve ndërkombëtarë (shiko luftërat e popullit shqiptar 1909-1912). Të gjitha këto presione bëjnë pjesë në përbërjen e politikës diskriminuese, për realizimin e objektivave të Serbisë në relacion me Kosovën.


Dobësitë e arsyes
Më shumë vëmendje meriton një diskutim serioz në përgatitjen e tyre profesionale, origjinën dhe shkakun e besimeve fetare: deri në çfarë mase ata mund të pretendojnë të jenë vërtetë, munden të vazhdojnë ato shpjegime shkencore të botës dhe të jetës? Dhe atëherë përgjigja dominuese negative për këtë pyetje do të vendoset rreth saj. Feja dhe shkenca, siç dimë, janë dy mënyra për të shpjeguar realitetin e njëjtë: natyrën dhe origjinën e botës, jetës, njeriut. Doktrinën fetare të krishterimit, p.sh., të lindjes së Krishtit prej Virgjëreshës Mari, është absolutisht e papajtueshme me të dhënat më themelore biologjike, dhe të pakuptimta, - dokrra, përrallë e vrazhdë; mandej, pikëpamja fetare e universit, ku toka është në qendër, më lart, në qiell jeton Zoti, ose “mbretëria e qiellit” është parajsa, e diku në fund, nën tokë, është ferri - natyrisht, tërësisht të paekuilibruar, disharmoni dhe pa organizim shkencor në përfaqësimin e pafundësisë së gjithësisë, rrotullimin e tokës rreth diellit, etj.

Marrim në shqyrtim të shkurtër, p.sh., dy shkenca, njëra ekzakte – gjeometrinë, dhe tjetrën natyrore – fizikën. Te dyja (pjesërisht) i mësojnë të njëjtat format e trupave, por merren ato në marrëdhënie të ndryshme; prandaj përfundimet e tyre nuk përputhën, por as një grimë nuk kundërshtohen njëra me tjetrën. Marrim ligjin universal të jetës. Këtë ligj e dinë shumë, edhe pse e quajnë në mënyra të ndryshme – ligjin e lidhjeve të shkaqeve e pasojave, ligjin e veprimeve, etj. E fizikanët këtë e quajnë ligjin e tretë të Njutonit: “Ligji i veprimit reciprok”. Ndërsa në mësimet shpirtërore, në trajtën e afarizmit është: “Çka mbjellë, atë edhe e korrë”. Dy shpjegimet e para ndryshojnë ndjeshëm, divergjenca njëra me tjetrën, dhe për këtë njohja e njërës nuk mund të pranohet tjetra. Pasi shkenca bazohet në dëshmi të sakta, ndërsa feja kërkon nga ne që t’i besojmë verbërisë, në kundërshtim me shkencën, atëherë zgjidhja nuk mund të jetë e luhatshme.

Në institucionet tona të arsimit nuk mund të mësohet kurrfarë lënde e çfarëdo feje! Fjalët e një deputeti në seancën e parlamentit të RK, mbajtur para do dite, ishin me vend: “Le të zhvillojnë ata mësimet fetare nëpër kisha, xhamia, e jo nëpër shkolla tona”. Kërkesë e mosdijes, apo diçka tjetër, apo eufori - vetëm të jem diku të parët... Ne nuk jem të rëndomtë në botën që na rrethon, ne për ta nuk jem krejtësisht të kuptueshëm. Ne s’ jem agresor kundër askujt. Ne duhet të kem nga parimet themelore se nuk mund të jem të parët nga i dyti. Kjo duhet të jetë filozofia-etnike e karakterit tonë shqiptar... Në rend të parë duhet themeluar kompleksin ushtarako-industrial, sepse ne jem komb me forcë jomadhore, dhe ne ekzistojmë në rrethanat “duhet – që do të thotë, mundesh”. Pa këtë ne biem të thartuar, të mërzitur, pa këtë nisim të tretëm, si komb. Gjëja më e keqe, që në rend të parë kombi ynë po vuan. Neve edhe tani na pengojnë të identifikojmë veten si komb. Për fat të keq, ata nuk e kuptojnë se ne jemi e vetmja forcë, që jem në gjendje t’i përballojmë të paaftit, që e parazitojnë në të vërtet kuptimin e “kombit shqiptar”. Njeriu shqiptar nuk mund të jetë apriori nacionalist. Në tërë historinë e vet shqiptarët e panë që ngjyrën e bardhë të paraqesin në tërë spektrin e shtatë ngjyrave...

I thërrasim qëllimkeqët që të mos diskreditojnë vendin, kombin shqiptar, që të paktën (ose krejtësisht) vendin duan ta kthejnë ose në përngjashmëri të ndonjë vendi arab!? Sipas krye imamit të Kosovës, zotëri Sadri Bajgorës, prej çlirimit e deri më 31 dhjetor të v. 2010, sipas të dhënave zyrtare (jo zyrtare nuk dihet numri) në Kosovë janë ndërtuar 155 xhamia të reja, 22 janë në ndërtim e sipër, 218 janë riparuar e meremetuar, 212 janë rindërtuar. Kanë mbetur pa ndërtuar edhe 6, në mesin e tyre edhe xhamia e Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës; gjithsejtë 670 –zyrtare. Ndërsa shkolla të gjitha llojeve, sipas të dhënave të përfaqësuesit të Ministrisë së arsimit, Hilmi Ramadanit, në të njëjtën periudhë, janë ndërtuar 118 e në ndërtim e sipër 30.

Në emisionet e tyre, që po iu jepen mundësi (?!), të flasin gjithçka edhe përmes mjeteve të masës informative, sistemit të mirëfilltë në rrjetin e radiolidhjeve, radiomaterëve e sistemeve tjera komunikimi, ku, përveç të tjerave, e lusin Zotin t’i dënoj ata që nuk i zbatojnë kërkesat e tyre. Por, për këtë dihet shumë mirë nga mësimet shpirtërore, se Zoti nuk përzihet në punët e njeriut. Zoti e luan rolin e vet, vetëm në periudhën kalimtare (për më shumë për këtë, shfleto, p.sh., filozofinë indiane). Njeriu që drejt e kupton doktrinën fetare, asnjëherë nuk i kërkon fajtorët, nuk ankohet në fat dhe nuk thotë: “Pse, o Zot?”. Duke marr për veti përgjegjësinë, ai do të korr frytet e kaluara për të sotmen, ndërsa për të ardhmen do të mbjell vetëm “arsyen, të mirën, përjetësinë”. Po për këtë, e për të gjitha gjerat tjera, ata e kanë vështirë ta kuptojnë këtë edhe këtë : para se të veprosh – mendo, para se të thuash – mendo, para se të mendosh – mendo. Njeriu merr nga jeta atë, çka i sjell asaj: dëshirën - vullnetin - veprimin -fatin. Pa këtë rrugë veprojnë vetëm ata me dobësi arsye ose kokëfortit primitiv.

Hierarkia e pushtetit
Ndërsa qeveria, parlamenti, në të cilin ekziston hierarkia e pushtetit dhe mbrojtjes (mbrojtjes së dyfishtë: nga KFOR-i si të rrezikuar ende nga forcat e brendshme serbe si lëvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale), i marrin në shqyrtim kërkesat e rrugëve si vend demokratik, - vetëm për të qëndruar në pushtet, e jo të zgjidhin edhe problemet tona më shumë të rëndësi – shkollimin, kujdesin shëndetësor, varfërinë... Nuk ka hapa përpara. Në të kundërtën ka hapa mbrapa në të shkuarën kur vendit i duheshin reformat e shpejta të praktikës neo-liberale, për të ndërtuar ndonjë model më konkurrues, njerëzve për t’iu marr mendimet dhe partitë të mos bëhen kukulla të regjimit, funksionimet të mos bëhen me lista, dhe të lejohen parti të reja, me elektorat, për bashkëinteresat e politikës dhe të ekonomisë, për të arritur një partneritet social dhe garanti në zhvillimin demokratik.

Qeverisë i duhet edhe programi kundër krizës, koncepti filozofik, një lloj koncepti të asaj se si Kosova të bëhet një komb i bashkuar dhe shoqëri e bashkuar. Gjithmonë të tentojmë kah e ardhmja. Të themi: “besoj, se gjithçka do të jetë mirë! Betohem në lumturinë e ardhshme të kombit!”. Ne, patriotët kombëtarë, luftojmë për krijimin e një shteti të fort. Jo në dëm të tjerëve. Ne besojmë se roli ynë historik, do të shkon nga ajo, që asnjë prej kombeve të botës, që kanë arritur lulëzimin politik dhe ekonomik, nuk do të na sëmur sindromi i dominimit të botës në të gjitha sferat e jetës. Që, p.sh., nëse Amerika i ka të gjitha, të gjitha ...

Dy herë në lumin e përgjakur nuk hyhet
Tani po përgatiten përsëri të kaloj edhe njëherë kërkesa e tyre në parlament. Gabim, të mos përsëritë më, dy herë në lumin e përgjakur nuk hyhet! Tani me kërcënime të prishjes së koalicionit qeveritar? Edhe më mirë, formohet tjetra, ku padyshim do të vijnë njerëz, politikanë, diplomat shumë më të ngritur se kjo. Krejt kjo kalohet me vizionin e përgjithshëm kombëtarë.

Në javën e kaluar nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë janë deklaruar 100% - kundër kërkesave të tilla.

Mbetët, përulni kokat e juaja, ju nismëtarë të këtyre telasheve, rrënjëve të së keqes sonë, përpara popullit liridashës, me kritikë të vetmotivuar, të pikëpamjeve liberale dhe autoriteti i juaj, i myslimanëve përparimtar, do të ketë tjetër rezonancë edhe në botën demokratike civilizuese.