Rregullatori amerikan akuzon Metan se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror tek përdoruesit e mitur

Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Meta-n, kompania që zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror.
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha gjithashtu se Meta-s duhet t’i ndalohet të të fitojë para nga të dhënat e fëmijëve, transmeton Telegrafi.
“Pakujdesia e kompanisë ka vënë në rrezik përdoruesit e rinj dhe Facebook duhet të përgjigjet për dështimet e tij”, thuhej në deklaratën e rregullatorit amerikan.
Meta në anën tjetër, iu kundërpërgjigj duke e quajtur lëvizjen e rregullatorit një “vendim politik” dhe duke e akuzuar atë për tejkalim të autoritetit.
FTC tha se një hetim i pavarur kishte gjetur “disa boshllëqe dhe dobësi në programin e privatësisë së Facebook” që paraqiste “rreziqe të konsiderueshme për publikun”.
Përdoruesit e moshës nën 13 vjeç u zbulua se mund të përfshiheshin në biseda me kontakte të pa verifikuara nga prindërit.
Rregullatori tha gjithashtu se Meta vazhdoi t’u jepte aplikacioneve të palëve të treta qasje në informacionin privat pasi premtoi se do të ndërpresë qasjen nëse përdoruesit nuk do t’i përdorin aplikacionet në 90 ditët e mëparshme.
FTC ka propozuar një sërë veprimesh, duke përfshirë:
-Një ndalim i plotë ndaj monetarizimit të të dhënave të fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç;
-Një pauzë në lançimin e produkteve të reja derisa të konstatohej se ato ishin në përputhje të plotë me rregullat e privatësisë;
-Kufizimet në përdorimet e ardhshme të teknologjisë së njohjes së fytyrës. Meta do t’i kërkohet të zbulojë dhe të marrë pëlqimin afirmativ të përdoruesve për çdo përdorim të ardhshëm të teknologjisë së njohjes së fytyrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë