LAJMI I FUNDIT:

Rregullat esenciale si të dukeni në një ceremoni martesore

Rregullat esenciale si të dukeni në një ceremoni martesore

Kur shkoni në një dasmë, i gjithë fokusi duhet të jetë te çifti i lumtur që po martohet. Sidoqoftë, nusja nuk është personi i vetëm që mund të fotografohet gjithë mbrëmjen.

Duke marrë parasysh faktin se njerëzit do të shikojnë fotot e ceremonive të martesave në dekadat në vijim, është natyrale që të merrni seriozisht zgjedhjet për dukjen tuaj.

Më mirë të jeni e veshur gjatë, se shumë e zhveshur


Kodi i veshjes në martesa duhet të respektohet, por është e rëndësishme të dini të gjitha llojet që mund t’i shfrytëzoni. Përderisa dallimet nga një stil në tjetrin mund të jenë të vogla, kurrë nuk duhet të përzini dasmën me jetën e përditshme. S’ka lidhje cilin kod të veshjes, gjithnjë preferoni të visheni gjatë dhe solemnisht. Dukja e zakonshme si në përditshmëri dhe dukja e zhveshur do t’ju bëjë të dalloheni – për të keq.

Vetëm nusja mund të vishet në të bardhë

Kjo është rregulla e vetme më e rëndësishme nga të gjitha të tjerat: Nusja është i vetmi person që mund të vishet në të bardhë dhe pikë. Natyrisht, ju e dini edhe personalisht se të visheni në fustan të bardhë, në pantallona të bardha ose bluzë të bardhë, është përtej kufinjve. Për më shumë, ngjyra e hirit e hapur dhe krem mund të duket sikur e bardhë në foto dhe kështu mendoni dy herë para se të visheni me ngjyra të hapura.

Ky skenar sigurisht se nuk përshtatet me secilën dasmë, por është ide e mirë që të siguroheni që ata që martohen të kenë vëmendjen dhe të shkëlqejnë.

Ky është rast konservativ – mos u vishni për një festë

Martesat pa dyshim se janë ditë për t’u festuar, për të ngrënë, për të pirë dhe për t’u dëfryer. Ju do të vallëzoni dhe do të kënaqeni. Por, përderisa dasmat kanë energji të festave dhe ndejave të tjera, nuk duhet të visheni sikurse të ishte një ndejë në klub nate. Ruani shfaqjen e linjave trupore për natën e beqarisë sepse siluetat, mini fundet e të tjerat mund të jenë të papërshtatshme.

Komoditeti është kyç

Ekziston një arsye pse duhet që të rezervoni një ditë të tërë (ose fundjavë) për t’u përgatitur për një ceremoni martesore – janë raste të cilat ju marrin kohë dhe raste që zgjashin nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Dhe për këtë, ju duhet që të kujdeseni që të jeni sa më komod në veshjen tuaj. Nëse e keni ngushtë, do të kafshoni gjuhën dhe do të brengoseni për dukjen tuaj në fotografi. Nëse takat tuaja janë shumë të larta, këmbët do të ndjejnë dhimbe para se të vijë momenti kyç i ceremonisë. Të zgjidhni veshjen që është më komode do ta bëjë diferencën në atë se sa do të kënaqeni.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Fëmija juaj
Sekreti i çifteve të lumtura qëndron në gjestet e vogla, pohon terapisti

Sekreti i çifteve të lumtura qëndron në gjestet e vogla, pohon terapisti

Në çift
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Kalo në kategori