Ka përfunduar mbretërimi i Louis van Gaalit te Manchester Unitedi dhe pritet që në postin e trajnerit të angazhohet Jose Mourinho.

Arsyeja kryesore e shkarkimit ishte padyshim moskualifikimi në Ligën e Kampionëve, derisa trajneri nuk ka qenë aq i pëlqyer edhe ndër lojtarë.


Kështu që mediat sjellin disa rregulla të holandezit, të cilat nuk u kanë pëlqyer aspak futbollistëve të Unitedit.

Nga momenti që kishte shkuar në Old Trafford, Van Gaal e kishte izoluar veten në raport me lojtarët e tij duke marrë disa vendime të çuditshme rreth stërvitjeve, përgatitjeve dhe ua kishte shkelur të drejtat e përditshme familjare.

Ajo që kishte nisur si një shqetësim i lehtë, shumë shpejt u shndërrua në një pakënaqësi të plotë. Dhe derisa triumfet ishin të mangëta, burime të ndryshme flisnin se ai e kishte humbur besimin e skuadrës.

Ndër rregullat më të urryera nga lojtarët ishin:Seancat e kota të nxehjes Stërvitjet e vazhdueshme Ushqimi i përbashkët

/Telegrafi/