Xhisiela Maloku u shpreh se dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet që është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës, që është qëlluar me grushta, që i është fikur cigarja në pjesën e kofshëve, nuk është e vërtetë.
Vajza tregon takimin e fundit me Rexhepin: “Unë kisha bërë një kallzim në komisariatin nr.3, në Tiranë. Ndodhi një konflikt mes nesh. Më mori në telefon dhe u takuam. Nisën skenat e xhelozisë nga ana e të dyve dhe nisën debatet. Në këtë konflikt nuk u ushtrua dhunë ndaj meje. Vetëm një shuplakë e lehtë, jo ato që janë thënë nëpër media. Emiliano (Nuhu) i ka ekzagjeruar. Dëshmia ime nuk është ajo që ka nxjerrë Emiliano, dëshmia ime është në prokurori, bashkë me një dëshmi tjetër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Durrësit. Atë që ka nxjerrë Emiliano, nuk e di se ku e ka marrë”, tha Xhisiela Maloku, në emisionin “Open” në Top Channel.
Më tej, Xhisiela tregon: “Është e vërtetë që më ka marrë telefonin dhe ma ka thyer. Kjo ka ndodhur brenda një hoteli. Në hotel më ftoi Rexhepi. Aty pati zënka normale, vetëm një shuplakë pati në hotel. Në datën 20 kam shkuar në komisariat, por nuk e kam bërë denoncimin. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga komisariati, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty sepse i thashë unë më parë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal. Pasi u pajtuam, në datën 21 shkova sërish në komisariat pasi nuk e mbajti fjalën e dhënë. Ai iku me një tjetër me pushime. Atë natë, në datë 20 u nis. E mora vesh nëpërmjet shoqeve. Në fillim nuk i besova, por doli që ishte e vërtetë. Nga inati shkova dhe e denoncova për dhunë”.
Në lidhje me aktin e ekspertizës që thotë se ka shenja dhune në trupin e Xhisielës, vajza thotë se shenjat në shpatull janë të vjetra, nga një aksident i mëparshëm.
“Unë nuk e kam lexuar atë ekspertizë, por shenjat në shpatull janë të një aksidenti që kam bërë në Patos. Makina është dërguar në varreza. Unë kam shenjë cigare edhe në vende të tjera sepse sa herë që ziheshim, digjnim veten. Edhe Rexhepin po ta shikonim, ka dhe ai shenja cigaresh. Nga nervat i bëjmë vetë. Absolutisht nuk po e justifikoj Rexhepin, nuk jam nën presion dhe as nën kërcënim. Nuk e kam pranuar mbrojtjen e prokurorisë. E gjithë kjo është bërë vetëm për një zënkë xhelozie. Nuk më ka djegur me cigare dhe nuk më ka kërcënuar me pistoletë. Thjesht më ka goditur me shuplakë. Nuk e di pse ish-oficeri i policisë më ka nxjerrë mua në media dhe po përdor njerëzit e pafajshëm, duke nisur nga babai i Rexhepit, deputeti Rrahman Rraja”, shprehet Xhisiela.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania