LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i të riut nga Kosova, punimi i të cilit mbërriti në duart e Papa Franceskut në Vatikan

Rrëfimi i të riut nga Kosova, punimi i të cilit mbërriti në duart e Papa Franceskut në Vatikan

Të riut nga Peja, Anton Çivlakut 25 vjeçar, iu besua një punim dore (kryq) nga teknika e Teleisje (filigran) që t’i bëhej dhuratë Papa Franceskut në Vatikan, nga Arqipeshkvi i Tivarit shkelqësia e tij, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Çivlaku në një prononcim për Telegrafin tregoi se sa zgjati puna e tij, që sot e zotëron Papa Francesku, në Vatikan.

“Ky punim më është besuar mua i cili iu dhurua Papa Françesku-t, gjatë një vizite në Vatikan nga Arqipeshkvi i Tivarit, shkelqësia e tij, Imzot Rrok Gjonlleshaj. Punimi u realizua nga data 27 gusht deri më 31 gusht në teknikën Teleisje (filigran), me një gjatësi 11 cm në mënyrë vertikale dhe 8 cm në atë horizontale, me një gurë carniol apo ahat në mes”, tha ai.


I riu nga Peja, tha se ky punim të cilën e ka bërë ai, nuk është ndër të parët i cili është punuar nga familja e tij e më pas dhuruar për klerikët e Vatikanit.

Ai theksoi se babai i tij, Rafael Çivlaku ka punuar dy kryqe për Papa Gjon Palin e II-të, në vitin 1995.

“Për Papa Gjon Palin II, kemi punuar dy kryq. Një për papa Gjon Palin e II-të dhe një për sekretarin e tij në vitin 1995 nga babai im Rafael Çivlaku dhe Viktor Gashi. Kryqi asokohe iu dhurua Papës Gjon Palit II-të, nga vajza e Viktor Gashit. Dhe një kryq jo para shumë kohe iu dhurua Papa Franceskut të tanishëm, e ai kryq ishte i punuar nga familja Çivlaku nga Peja, në fillim të shek XIX”, tregoi tutje Çivlaku.

Anton Çivlaku, pos që ka trashëguar këtë zanat nga familja e tij, ai studion në Akademinë e Arteve, dega muzikë e përgjithshme.

“Për këtë zeje kam pasur interesim që i ri dhe pak nga pak e pata përvetësuar. Mirëpo pas disa takimesh që i pata me ambasadoren gjermane Angelika Viets, ku ia prezantova disa ekzemplare nga Peja si dhe më pas më është bërë ftesa nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Rouari O Conell, ku prezantova po ashtu disa ekzemplare, si dhe pas disa emisioneve televizive, mu shtua një dëshirë edhe më e madhe. E shikoja që kisha ende shumë boshllëk brenda sa i përket zejes dhe historikut të familjes sime dhe që nga ajo kohë, tash e afro 10 muaj mu zgjua një dëshirë dhe po e shoh si nevojë që të hulumtoj sa më shumë për këtë zeje si dhe për historikun e familjes sime”, tha Çivlaku.

Ai po ashtu tha se këtë zeje e sheh si pasuri të popullit, nga e cila janë stolisur brez pas brezi gjenerata të ndryshëm, nga duart e arta të argjend-punuesve.

“Dëshira ime është që të ruhet sa më shumë dhe të trajtohet në mënyrë të veçantë”, shtoi ndër të tjera i riu nga Peja, Anton Çivlaku.

Ndryshe, familja Çivlaku nga Peja është njëra ndër familjet më të vjetra në Kosovë, që merret me këtë zeje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori