Kalimi ilegal i shqiptarëve në territorin anglez është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave britanike ditët e fundit.
Prestigjiozja “Daily Mail” sjell historinë e 24-vjeçarit shqiptar, i cili prezantohet si Jimmy Korbi. Ai jeton së bashku me 150 bashkëkombës të tij në çadrat e emigrantëve të ngritura në portin Dieppe, në Francë.
Për 24-vjeçarin kjo është një tjetër tentativë për kapur trenin e humbur. Ai tregon se para dy vitesh, në 2014, së bashku me disa shokë të tij kishin mundur të hynin në Britani duke udhëtuar më kamion.
Aty kishte qëndruar për një kohë të gjatë ku kishte punuar në ndërtim (në të zezë) derisa ishte kapur nga autoritetet britanike dhe kthyer në Shqipëri në fillim të këtij viti.
Tashmë Jimmy, i cili prej dy muajsh ndodhet në Dieppe, së bashku me shokët e tij po përpiqen sërish të futen ilegalisht në Britani duke kaluar përmes kampit të ngritur në Francë.
Gazeta shkruan se ata paguajnë 7000 deri në 8000 paund për të kaluar kufirin me kamionë apo anije të shpejta.
Korbi ka thënë për “Daily Mail” se rreth 50 emigrantë shqiptarë kalojnë kufirin britanik çdo javë.
“Ne përpiqemi të qëndrojmë larg kampit të Calais sepse aty tërheqim më shumë vëmendje. Përdorim portin e Dieppe, sepse ka më pak kontrolle. Unë po përpiqem të udhëtoj me kamion sepse nuk kam mjaftueshëm para të paguaj zotërinë që do marrë miqtë e mi në varkë. Në këtë kohë është më e vështirë sepse ka shuam kamera sigurie, forca policore dhe mure më të mira rrethuese’’.
Në kamp ndodhet edhe një 16-vjeçar i cili në pamundësi të parave, prej kohësh po pret që të dalë ndonjë mundësi dhe të depërtojë në Britani përmes kamionëve.
Igor Ogazidede, kështu e prezanton “Daily Mail”, tregon përpjekjen e dëshpëruar për tu bashkuar me të vëllain që e pret në Angli.
“Jam përpjekur të kaloj çdo ditë përgjatë 5 muajve. Duhet thjesht të pres momentin e duhu r. Policia franceze më ka kërcënuar se do më kthejë në Shqipëri nëse dëmtoj një kamion, prandaj po pres të gjej ndonjë të hapur, të futem pas gomave duke shpresuar që askush nuk do më shikojë. Jam i dëshpëruar se dua të bashkohem me vëllain tim në Britani. Mezi po pres të shkoj dhe të fitoj para që të mund t’ia dërgoj familjes që ndodhet në Shqipëri’’.
Emigrantët shqiptarë vijojnë përpjekjen të futen në Britaninë e Madhe pavarësisht rrezikut të dukshëm.
Kampi i shqiptarëve në Dieppe është i ngritur në një shkëmb ku përballë ka detin, që për pak sa nuk i mori jetën vetëm tre ditë më parë 18 shqiptarëve, mes tyre një grua dhe dy fëmijë, të cilët po udhëtonin me gomone.
Ata treguan gjithashtu se gjatë javës së kaluar tendat e tyre ku flenë ishin vënë në rrëzik nga rrëshqitja e gurëve nga shkëmbinjtë.
Pavarësisht kësaj, ata shprehen të kënaqur me shtëpinë e tyre të përkoh shme sepse ajo u jep atyre një pamje të përsosur të portit dhe shpresën se nuk do të jetë e largët dita ku do prekin tokën angleze, destinacioni i tyre final.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa