Jeton Rexhaj 15 vjet më parë ishte vrarë nga një person, në atë kohë i mitur ende pa mbushur të 18-at, ndërsa krimi ishte kryer me një armë zyrtare të një pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Në atë kohë, i mituri kishte marrë armën e babait të tij dhe kishte qëlluar me një plumb në kokë Jeton Rexhajn brenda veturës së këtij të fundit, në një rrugicë të një fshati në Suharekë.
15 vjet pas krimit, babai i Jetonit, Bislim Rexhaj ka rrëfyer se personi që i vrau djalin, arriti t’i shmangej drejtësisë dhe dënimit pasi ishte arratisur.
Ai ngriti një sër dyshimesh se pse drejtësia e la të lirë personin që i vrau djalin, pranoi fajin por edhe krimin e kreu me një armë zyrtare.
Edhe sot, Bislim Rexhaj nuk ka ide se personi që u dënua për vrasjen e djalit të tij ka një parashkrim të dënimit dhe se nuk do të ketë probleme më me ligjin. Këtë detaj nuk ia kishte treguar askush nga institucionet zinxhirë që kanë përcjellë arrestimin, gjykimin dhe dënimin përfundimtar.
Rexhaj pretendon se personi që ishte dënuar për vrasjen e djalit të tij, atë kohë 21-vjeçar ishte arratisur dhe se informacionet që posedon janë se nuk është i kapshëm për organet e drejtësisë në vend.
Në intervistën për KALLXO.com, Rexhaj rrëfen momentet kritike se si kishte marrë vesh për vrasjen e djalit të tij.
“Në vitin 2009, djali është vra nga një person shoku i tij, ka shku djali gjoja me marrë një maicë (bluzë), unë kam qenë atë ditë roje në një restauruan. Në mbramje kah ora 9:00 më ka thirrë (i dënuari), më ka thanë a ka ardh Jetoni në shpi se ka ardh me marrë një maicë te unë edhe u nis për shpi, edhe i thash që ai nuk ka pas me ardh te ti, ka pas me shku në banesë e ma ktheu, që jo ka ardh te unë me marrë gjoja një maicë, thash mirë pra, po hala ska ardh”, rrëfen Rexhaj.
Djali atë ditë më 25 janar 2009, sipas babait kishte shkuar për ta marrë nënën e tij dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.
“Nuk ka ardhur djali atë natë, ai ma, i vramë, kah ora 7:00 ish kry vrasja, ai në ora 9 m’ka thirrë në telefon”, vazhdon të rrëfejë Bisilm Rexhaj, deri sa shton se atë ditë nuk kishte ide se djali i ishte vrarë dhe më pas trupi u la brenda një veturë në një rrugicë në Suharekë.
“Djali tani hupi deri në mëngjes, nuk e pamë në shpi edhe nuk ditëm ku me lyp, të nesërmen i lajmëruam policinë që mos ka ndodh ndonjë ndeshje, mos ka mbet djali najkun, po jo s’ka pas, deri kah ora 12:00, tani një fshatar i Suharekës e ka gjetur, e ka pa dhe e ka lajmëruar policinë. Kur kanë shkuar policia e ka gjetur, të vramë në veturë”, rrëfen mes emocionesh Rexhaj.
Policia kishte njoftuar familjen për të identifikuar trupin e gjetur në një rrugicë të Suharekës.
Vetura ishte ndaluar në një rrugicë pa dalje dhe ishte vërejtur nga një banor aty afër e më pas ishte lajmëruar edhe Policia e Kosovës.
Duke ditur se në atë kohë i mituri që kreu vrasjen dhe djali i tij, Bislim Rexhaj thotë se asnjëherë nuk do ta besonte se mund të kishin probleme mes vete.
Madje nëse nuk ishte gjetur gëzhoja dhe të ishte zbuluar se i përkiste policit babait të të dënuarit, nuk do i shkonte ndërmend që ai e kishte kryer aktin.
“Jo kurrë s’ka treguar, asnjëherë s’ka tregu pse, po prokuroria pasi e ka marrë kufomën e ka gjetur gëzhojën në veturë, e cila gëzhojë ka qenë e një armë të shtetit, se babën polic e ka pasë ky djali që ma ka vra djalin dhe e u zbulu dhe u vërtetu që e ka vra me armë zyrtare të babës vet”, vazhdon rrëfimin Bislim Rexhaj.
Ai edhe sot thotë se kurrë nuk e mori vesh se pse e thirri i dënuari në telefon për ta pyetur nëse Jetoni ishte kthyer në shtëpi, kur ai vetëm e kishte vrarë atë.
“Unë po e lidhi me telefonatën që më ka thirrur … Unë po e lidhi me telefonatën që më ka thirrur ai që u nis për shpi me ardhë, po qysh u nis kur ai e kish pas vra në kerr, për çka me më lajmëru. Po pastaj u vërtetu edhe që u kry vrasja me armë zyrtare dhe ai pastaj u arrestu”, tregon tutje ai.
Ngjarja e 15 viteve më parë u kthye sërish në vëmendje pasi që për këtë rast asnjëherë nuk përfundoi dënimi me burgim pasi që i mituri në atë kohë ishte arratisur dhe rasti iu parashkrua.
Bislim Rexhaj nuk ishte në dijeni se rasti i djalit të tij ishte parashkruar.
Atij asnjëherë nuk i ishte thënë se personi që i vrau djalin do të mbante dënimin pasi që rasti tashmë ishte parashkruar.
“Unë e kom dertin pse ky nuk e ka vuajtur dënimin. Unë po lypi me ditë pse organet e drejtësisë nuk po e lypin e me pru me vuajt dënimin. Tash sipas fjalëve, është në shpi këtu pari”, thotë Rexhaj pa ditur se ish-i dënuari më nuk do të ketë probleme me organet e rendit, ndonëse do të shihej rrugëve.
Përmes shkresave, e kërkesave të ndryshme Rexhaj thotë se kishte kërkuar përgjegjësi pse nuk po mbahej dënimi dhe pse nuk po mund të arrestohet në atë kohë i dënuari.
“Na kemi bërë kërkesa se pse s’po gjendet me vuajt dënimin, po nuk po kthejnë përgjigje. Jam takuar me kryetarin e gjykatës më kanë thanë që s’po munden me gjetë, e qysh mos me mujtë me gjet kur njerëzit po kallxojnë që është në shpi. Kur babën polic, pse s’po kallxon baba ku e ka djalin, qysh nuk e di ai ku e ka djalin, baba i vet patjetër e di, ka të njohshëm dhe përmes të njofësisë ai po e fsheh djalin, nuk po e çon me kry dënimin”, thotë ai.
E vetmja mënyrë që prindërit të qetësoheshin pak nga vrasja që tronditi ata ishte vuajtja e dënimit, por kjo nuk ndodhi.
I mituri në atë kohë, e i cili aktualisht ka 33 vjet, ishte liruar nga paraburgimi me një vendim të Gjykatës Supreme pasi ishte konstatuar se kishte shkelje në mbajtjen e tij në këtë masë të sigurisë. Kjo pasi që në atë kohë kodi i procedurës për të mitur parashihte që të mos mbahej në paraburgim një i mitur më shumë se 12 muaj.
Ndonëse në shkresa të lëndës përmendet një marrëdhënie mes të dënuarit viktimës dhe një personi tjetër, babai i Jeton Rexhajt, Bislimi thotë se asnjëherë nuk ishte diçka të tillë.
Natën kritike vrasja pretendohet se ishte kryer rreth orës 19:00 e vetëm një ditë më pas ishte lajmëruar në polici se një veturë e dyshuar ishte e ndaluar në një rrugicë në Suharekë.
“Ai u gjet brenda veturës në karrigen e shoferit. Edhe të dhënat kanë ardhur që ai e ka vra në fshatin dhe e ka bartë në një rrugë në Suharekë e ka lanë me një rrugë qorre, me humb gjurmë, po fati, gëzhoja u gjet në kerr dhe është zbuluar që ai e ka vra pastaj”, rrëfen babai i të ndjerit Jeton Rexhaj.
Me anë të gëzhojës ishte zbuluar krimi dhe kush qëndron mbrapa tij ndërsa për procesin gjyqësorë thotë se u zhvillua shpejtë.
Për këtë rast ishte zhvilluar edhe një procedurë hetimore dhe disiplinore ndaj babait të të miturit që është zyrtar policor.
Bislim Rexhaj ngrit edhe këtë çështje duke thënë se si është e mundur që arma sërish t’i kthehej policit.
“Baba ka vazhdu punën dhe hala ndoshta është t’u punu. Baba ka nejt 1 muaj e gjysmë në burg dhe ai doli i pafajshëm, se ky djali kallxoi. E pranoi që e ka vra ai djalin dhe për babën nuk u gjet kurrgjë dhe ai ka vazhdu punën”, shpjegon ai.
Djali ishte vrarë me një plumb në kokë.
“Veç me një plumb u vra në kokë, kështu janë informatat e prokurorisë dhe na që e kemi pa se veç një plumb ka qenë, sepse një gëzhojë u gjet, një xham i kerrit ka qenë i thyem e i shpuar, tregon tutje ai.
Një proces të gjatë, lokalizimin e të dënuarit dhe mbajtjen e dënimit Bislim Rexhaj thotë se ia la në dorë drejtësisë por që është zhgënjyer nga ta.
“Na ja kemi lanë në dorë drejtësisë dhe që 12 vjet nuk po munden me gjetë djalin, qysh me majtë na ymyt në drejtëi dhe s’po munden me gjetë, babën e ka polic, ai duhet me ditë ku e ka djalin, sepse ai po punon në institucion shtetëror, ata duhet mu kujdes me na siguru, jo me na vra. Veç njoftësia po punon këtu, është polic, po ja japin krahun shteti dhe nuk po i kryejnë punët e veta si duhet”, thotë ai.
“Institucionet po rrijnë, baba polici po punon”, kështu e vazhdon rrëfimin Rexhaj e shton se ai me të dënuarin nuk u takuan asnjëherë nga koha e vrasjes.
“Nuk jam taku hiç me të dënuarit. Rasti është zgjidhur shpejt, brenda vitit është trajtuar, u marrë dënimi, po pastaj kurrë nuk u kry dënimi, nuk u gjet njeriu me vuajt dënimin. Me kryetarin e Gjykatës kam biseduar, më ka thanë që e kanë kërku po s’po munden me gjet”, tregon ai.
Rrëfimin Bislim Rexhaj e përfundon duke thënë se shteti duhet të punoj për të trajtuar rastet deri në fund për të mos lënë hapësira të tjera që rastet të zgjidhen në forma të ndryshme, duke aluduar në forma që nuk hynë me ligj.
Ekipi i KALLXO.com ka tentuar që të kontaktoj përmes rrjeteve sociale por edhe duke shkuar deri te shtëpia e ish-të miturit për të marrë edhe versionin e tij për gjithë këto pretendime.
I njëjti as nuk i është përgjigjur kërkesave të portalit ndërsa familjarët thanë se nuk gjendej në shtëpi por kishte nisur jetesën në Kosovë tash e katër vite.
Babai i të dënuarit, një zyrtar policor në atë kohë ishte suspenduar nga detyra, kështu të paktën ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim por nuk kanë dhënë detaje se në çfarë procesi ka kaluar rasti i moskujdesjes ndaj armës, mjet ky i përdorur për kryerjen e vrasjes. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje