Deri në vitin 1800, në Evropë, shanset për t’i mbijetuar një operacioni edhe nga ndonjë kirurg i suksesshëm ishin 8 deri në 10 për qind. Ndërkohë shanset për të dalë gjallë nga spitali ishin 50 me 50.
Infeksionet dhe sëmundjet i kishin shkatërruar asokohe repartet spitalore. Në mesin e kaosit, kirurgët përballeshin me mori pacientësh, dhe kurrë nuk kishin arritur ta kuptonin pse shumë prej pacientëve ndërronin jetë.
“Ata nuk i kushtonin rëndësi pastërtisë, pasi nuk e dinin rrezikun e infeksioneve sikurse sot”, thotë Rowan Parks, një kirurg konsulent dhe nënkryetar i Royal College i Kirurgëve të Edingburgh.
“Kirurgët operonin me palltot e tyre të përditshme, ndërsa çarçafët e shtretërve të spitalit nuk i kishin pastruar rregullisht, mjekët i mbanin pajisjet mjekësore në xhepat e tyre – veprime që ne sot i konsiderojmë tmerruese”, u shpreh ai.
Në atë kohë kirurgët madje i trajtonin pacientët me fasha dhe veshje të përdorura më parë, pasi kishin preferuar t’i ruajnë burimet e vlefshme spitalore.
Gjatë asaj kohe një pacient i cili do të pësonte frakturë komplekse ku kocka depërtonte në lëkurë, plaga me këtë rast do të infektohej. Një kirurg i cili do të ishte pa zgjedhje tjetër, do të kryente operacionin për heqjen e gjymtyrëve, megjithëse operimi kryhej nën anestezion, rezultatet reflektonin si mos më keq.
Ndryshe nga mjekët tjerë Joseph Lister e dinte që rreth gjysma e pacientëve të tij do të vdisnin, ai kishte punuar si profesor i kirurgjisë në Glasgow Royal Infirmary, kështu ai kishte vendosur të ndërmerrte masa më herët se të tjerët, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Ai ishte një njeri i mirë dhe i dashur, Lister gjithmonë ëndërronte të kontribuonte për njerëzimin”, thotë Steven Kerr, bibliotekar në Kolegjin Royal të Edinburgh.
Lister në kohën e lirë u përpoq të ekzaminonte indet e infektuara në bretkosat, duke zbuluar se gangrena (vdekja e indeve) ishte një proces i dekompozimit. Kjo kalbje dukej të ndodhte vetëm kur mishi i dëmtuar i ekspozohej ajrit. Por a ishte vetë ajri apo diçka tjetër në ajër që po e shkaktonte ndonjë infeksion?
Një koleg i tij njëherësh profesor i kimisë, Thomas Anderson e ndihmoi atë të zbulonte përgjigjen kur e ftoi Listerin në disa eksperimente të kryera në Francë nga eksperti Louis Pasteur.
Në eksperimentin e tij, Pasteur mori një enë me lëng që e cila fermentohet dhe e sterilizoi atë duke përdorur nxehtësi. Me këtë rast lëngu mbeti i sterilizuar ose i ‘pastruar’. Pasteur dyshoi se këto grimca ishin mikrobe – mikroorganizma që e shkaktonin kalbjen.
Lister e kishte kuptuar se ishin të njëjtat krijesa të padukshme që po i vrisnin pacientët e tij. Kështu, ai duhej të fillonte sterilizimin e plagëve. Nxehtësia padyshim nuk ishte në diskutim, mirëpo një acid kimik karbolik, e cila përdorej për luftimin e erërave të ujërave të zeza dukej premtuese.

Kështu një kirurg, në shekullin e 19-të kishte vendosur ta aplikonte këtë metodë tek ndonjë pacient, raporton BBC.
James Greenlees, ishte një djalë 11 vjeçar i cili kishte pësuar një aksident rrugor. Ai ishte pranuar në spital më 12 gusht të vitit 1865, pasi e kishte lënduar këmbën e tij. Duke tentuar ta mjekonte këmbën e këtij djaloshi, Lister urdhëroi stafin t’ia vishnin plagën me një pëlhurë të zhytur në acid karbolik. Plaga ishte mbuluar me një fletë të posaçme e cila duhej të parandalonte avullimin e acidit.
Katër ditë më vonë, Lister ekzaminoi përsëri plagën e tij. Ai e kishte vërejtur se plaga ishte e pastër dhe se indet nuk i kishin vdekur, kështu mjeku nuk ishte i detyruar t’ia priste këmbën djaloshit. Pas gjashtë javësh kujdesi, ai ishte shkarkuar nga spitali dhe ishte i kuruar plotësisht.
Një nga tragjeditë më të mëdha në tërë historinë e këtyre operacioneve ishte se pastërtia themelore në spitale dhe teknikat antiseptike nuk ishin adoptuar në mënyrë të menjëhershme. Procedurat e sterilizimit të duarve si dhe instrumente midis pacientëve u përdorën kryesisht 20 vjet më herët në qytetin e Vjenës nga mjeku hungarez, Ignaz Semmelweis.
Mjeku i cili punonte në një spital materniteti arriti në përfundimin se mjekët po e përhapnin infeksionin duke bartur “disa lloje të grimcave”, nga autopsitë e deri tek ekzaminimi i pacientëve të gjallë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Ai nuk e kuptoi që këto grimca ishin mikroorganizma, mirëpo ai insistoi që stafi i spitalit t’i pastronte duart me dezinfektues, kështu uli edhe nivelin e vdekjes tek nënat.
Udhëzimet e tij u mohuan kryesisht nga institucioni mjekësor austro-hungarez. I irrituar nga dështimi i tij, zemërimi i mjekut u përhap në botimet e tij.
Kështu ai ishte vendosur në një spital psikiatrik dhe kishte vdekur brenda disa ditëve.
Ndërkohë për fat të mirë një tjetër mjeke ishte më bindëse kundër infeksioneve spitalore.

Në vitin 1854, Florence Nightingale, ishte ngarkuar nga qeveria britanike që të përmirësonte kushtet për ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Krimesë.
Kur ajo mbërriti në spitalin ku edhe kishte punuar asokohe, skena në reparte ishte kaotike. Repartet ishin të ndyra, ushqimi ishte i pakët dhe objekti posedonte shumë pak staf.
Nightingale jo vetëm që vendosi për koordinimin e furnizimeve dhe përmirësimin e kushteve, por ajo mblodhi dhe përpiloi të dhëna statistikore në Britani për të vërtetuar vlerën e asaj që po bënte ekipi i saj.
Rregullat e higjienës që ajo zhvilloi ishin po aq të rëndësishme sa edhe sot gjatë pandemisë së COVID-19.
Ajo implementoi distancimin fizik mes shtretërve, aplikoi rëndësinë e larjes së duarve, përcaktoi vlerën e higjienës dhe ventilimit.
Megjithëse Pasteur dhe Lister merreshin ende me çështjen e zbulimit të trajtimit të plagëve, Nightingale ishte e para që aplikoi parimet e metodave të pastrimit.
Lister i cili po ashtu shënoi sukses në fushën e tij, vendosi t’ju rikthehej operacioneve. Kështu ai vendosi të pastrojë duart si dhe instrumentet e tij me karbolik. Në kohën kur publikoi rezultatet e tij në revistën mjekësore Lancet, në vitin 1867, nivelet e vdekshmërisë në spitalet ku ai punonte kishin rënë nga 45 për qind në 15.
Edhe pse metodat e Nightingale kishin të bënin gjerësisht mbi hartimin e spitaleve të reja, teoria e Listerit se sëmundja përhapet nga mikrobet ishte cilësuar si marrëzi dhe përdorimi i karbolikut nuk ishte miratuar pasi konsiderohej si i panevojshëm, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.
Lister si fillim duhej t’i demonstronte teknikat e tij në Londër përpara se njerëzit në mbarë botën t’i pranonin ato.
Nga mesi i vitit 1870, shumë kirurgë filluan t’i pastronin duart e tyre para operacioneve si dhe filluan sterilizimin e instrumenteve të tyre.
Praktika e Listerit për ta përdorur karbolikun nuk u aplikua dikur, pasi u kuptua se do të ishte më së miri që kirurgët të punonin në objekte dhe me duar të pastra; doreza dhe përfundimisht me maska. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ra dakord “të gjejë” më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn