LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për Bajram Kelmendin dhe aktakuzat kundër Millosheviqit

Rrëfimi për Bajram Kelmendin dhe aktakuzat kundër Millosheviqit

17 vjet pas vrasjes së avokatit Bajram Kelmendit me të bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, bashkëpunëtori i Kelmendit, njëherësh miku i tij, vëllai i Nekibes, Ejyp Kolica, ka folur në Rubikon të KTV-së për të pathënat e kidnapimit, vrasjes dhe varrosjes së tyre.

“Për fat timin, përveç që e kam pasur dhëndër, pata fatin të jem edhe bashkëpunëtor i tij profesional në vitet e vlugut të aktivitetit të tij për çështje familjare, në vitet 1991- 1995”, filloi rrëfimin për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, me detaje të panjohura më herët, transmeton Koha.net.

Përpilimin e dy aktakuzave kundër Sllobodan Millosheviqit për krimet dhe gjenocidin serb, aktivitetin rreth këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e procesin e minatorëve, Kolica i përmend duke thënë se këto ishin produkt i kohës kur ai kishte kulmin e aktivitetit.


“Aktakuza e parë e përpiluar ndaj Millosheviqit ka qenë fryt dhe angazhim i Bajram Kelmendit. Kjo është përgatitur në vitin 1992 dhe në kohën kur ai e ka përgatitur e ka ditur veç Nekibja, unë e Kosovarja. Askush tjetër. Aq më tepër, kur e ka përgatitur aktakuzën, unë është dashur ta luaj rolin e mirëmbajtësit të pastërtisë, para zyrës së tij, ta marr gypin e ujit dhe ta ujis sipërfaqen para zyrës në mënyrë që të detektoj mos po vjen dikush nga forcat e Policisë serbe apo dikush tjetër ta vërejë, ta zë Bajramin duke punuar”, ka thënë Kolica, për të vazhduar me iniciativën për aktakuzën e dytë, ku sipas tij, për përpilimin e saj Kelmendi kishte bashkëpunuar me avokatët tjerë, si Fazli Bala, Adem Bajri e Ymer Osa.

Bashkëpunëtori më i ngushtë i Bajram Kelmendit, gjatë intervistës, shpalosi të gjitha detajet deri tani të padëgjuara se si ndodhi eliminimi i tre burrave të familjes Kelmendi dhe si i gjeti ata, proces për të cilin Kolica thotë së ishte padyshim hakmarrje ndaj tyre.

Kolica tregoi më tej se si ishte gëzuar Kastrioti, djali i Bajram Kelmendit, për natën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

“Në orën 22:30, më është lajmëruar Kastrioti, e më thotë ‘o dajë u tranova prej gëzimit, u çmenda, po luj në majë të gishtave prej gëzimit’. Kishte dalë në tarracën e madhe të shtëpisë me telefon në dorë e zhvilloi këtë bisedë”, rrëfen Kolica për bisedën e fundit që zhvilloi me nipin e tij, Kastriotin.

Kolica përmendi detaje nga data e bombardimit, prej momentit që ka filluar rrethimi dhe monitorimi i tërë rrugës ku ishte shtëpia e Bajram Kelmendit.

“’Unë i gjallë Kosovën nuk do ta lë’, kishte thënë Bajram Kelmendi, kur filluan vrasjet e të rinjve kosovarë nga forcat ushtarake serbe”, tha Kolica, duke shpjeguar arsyen pse Kelmendi nuk e kishte lëshuar asnjëherë Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori