Kanë mbetur më pak se 200 ditë. Është vetëm çështje kohe para se të mbarojë gjithçka. Tensioni po rritet, ndërkohë që fokusi po ngushtohet në një gjë dhe vetëm një gjë, pra tek Lojërat Olimpike Paris 2024. Aktualisht, shumica xhudistëve po përgatiten në OTC Mittersill në Austri, duke përfshirë finalisten evropiane të vitit 2022 dhe medaljen e bronzit evropian 2023, xhudisten kosovare, Laura Fazliu.
Fazliu ka dhënë rrëfimin për karrierën e saj për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos, ku tregon hapat e saj drejt majave në sportin e xhudos, derisa pranon se ëndrra e saj është që të arrije rezultate dhe medalje si ato të Majlinda Kelmendit.
Laura, e cila mban edhe pseudonimin e saj Laki, e ka nisur xhudon 10 vite më parë, pasi kushëriri i saj e nxiste gjatë gjithë kohës se duhet të merrej me xhudo. Nga tre vëllezërit e motrat brenda familjes së saj, ajo është e vetmja që praktikon xhudo në çdo nivel. Laura u lind dhe u rrit në Mitrovicë dhe në moshën 15-vjeçare iu bashkua ekipit të ëndrrave “Ippon” në Pejë.
“Si fëmijë, unë isha një luftëtare dhe Toni trajneri im e pa talentin tim”, thotë fillimisht Laura.
Pavarësisht gjithçkaje që shohim është lavdi e vazhdueshme, rruga e re nuk ishte e gjitha me lule.
“Kur e lashë familjen dhe shkova në Pejë për t’u stërvitur, në fillim ishte shumë e vështirë për mua dhe disa muaj më pas doja të kthehesha në shtëpi sepse më mungonin prindërit. Për fat të mirë, trajneri im dhe shokët e mi më ndihmuan të vazhdoj. Kam punuar shumë dhe rezultati erdhi vetë më pas për shkak të punës serioze të trajnerit tim me mua”, theksoi tutje Fazliu.
Për Laurën, kujtimi më i frytshëm deri më sot është Kampionatin Evropian në Sofje 2022 ku ajo fitoi çmimin e saj të parë evropian në formën e një medalje argjendi. Sipas momenteve kryesore të vitit 2023, ajo zgjedh Masters.
“Sepse fitova kundër dy xhudisteve japoneze”, thotë ajo.
Ajo udhëhiqet nga shembuj të jashtëzakonshëm. Në fakt, ajo ka fatin të udhëhiqet nga idhulli i saj, Majlinda Kelmendi, në baza ditore.
“Shpresoj që një ditë të arrij rezultatet e saj”, thekson xhudistja nga Mitrovica.
Tokio 2020 ishte vrapimi i parë i Laurës në një provë olimpike. Ajo vetë e pranon se është e zhgënjyer, por po ashtu i ka bërë një premtim vetes, që ishte se në Paris, ajo do të jetë atje.
“Ëndrra për medaljen olimpike është e vazhdueshme dhe dua ta bëj për prindërit e mi, ata janë arsyeja që e lashë shtëpinë time kur isha shumë e vogël dhe iu përkushtova xhudos. Unë jam duke punuar shumë, dhe shpresoj për më të mirën, kam trajnerin më të mirë në botë, kështu që besoj tek ai dhe puna jonë. Xhudo është jeta ime, nuk është vetëm një sport. Është gjithçka. Xhudo më ka bërë kjo që jam sot, për shkak të xhudos kam një karakter të fortë, besoj në veten time dhe jam gati për gjithçka në jetë. Parisin, përpiqem të mos e mendoj shumë, sepse më jep stres. Përpiqem të fokusohem në stërvitje dhe përmirësimin e xhudos dhe të jem në formën më të mirë për Olimpiadën”, përfundoi Fazliu. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arteta konfirmon rikthimin e Arsenalit në garën për titullin e Ligës Premier
Gavi e cilëson Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë, shmang krahasimin me Messin
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit
Barcelona 'shkelë' edhe mbi Betisin, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime