LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i izraelites 72-vjeçe që ishte mbajtur peng në Gazë: Në tunele takova kreun e Hamasit – më është drejtuar në hebraisht

Rrëfimi i izraelites 72-vjeçe që ishte mbajtur peng në Gazë: Në tunele takova kreun e Hamasit – më është drejtuar në hebraisht

Izraelitja 72-vjeçare e mbajtur peng nga militantët e Hamasit për gati 50 ditë, tha për televizionin izraelit se ishte mbajtur peng në një tunel të errët dhe të lagësht ku takoi liderin e Hamasit, raporton Associated Press.

Më 7 tetor, Adina Moshe u mor nga kibuci Nir Oz, një fshat bujqësor i goditur rëndë, transmeton Telegrafi.

Ajo u lirua në fund të nëntorit si pjesë e një marrëveshjeje ku rreth 100 pengje, kryesisht gra dhe fëmijë, u liruan në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm dhe lirimin e palestinezëve të mbajtur nga Izraeli.


Intervista e saj me televizionin izraelit Channel 12 vjen ndërsa po bëhen përpjekje për të arritur një marrëveshje të re që mund të lirojë 100 pengjet e mbetur në Gazë dhe ndoshta të çojë në një armëpushim. Dëshmia e saj hedh dritë të re mbi kushtet e vështira në të cilat jetonin pengjet.

Moshe dëshmon sesi Yehya Sinwar, kreu i Hamasit në Gaza, vizitoi grupin e pengjeve thellë në një tunel nëntokësor.

“Përshëndetje. Si jeni? A është gjithçka në rregull”, u tha Sinwar pengjeve, sipas Moshe, dhe pretendon se u është drejtuar atyre në hebraisht, të cilën e ka mësuar gjatë burgimit në Izrael.

Moshe thotë se pengjet thjesht ulën kokën dhe nuk iu përgjigjën pyetjes së Sinwarit.

Moshe përshkroi ditën kur u rrëmbye. Militantët e Hamasit bastisën shtëpinë që ajo ndante me bashkëshortin e saj David, i cili u qëllua në këmbë, por më vonë u vra nga një prej militantëve të Hamasit.

Ajo u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza me një motoçikletë e shoqëruar nga dy militantë të armatosur. Ajo tha se njëri prej tyre i ka shkëputur një vath nga veshi dhe se i kanë marrë të gjitha bizhuteritë.

Së bashku me pengjet e tjera, ajo u dërgua në tunelet e Hamasit dhe thotë se ecën për pesë orë nëpër pasazhe nëntokësore të errëta, derisa arritën në një dhomë ku u thanë se do të liroheshin në ditët në vijim.

“Ne u besuam atyre. Ne besuam se kjo do të ishte gjëja e parë që do të bënte Izraeli”, tha ajo.

Por në fund kaluan gati 50 ditë derisa e liruan.

“I thashë pengjeve të tjera se do të jemi këtu për të paktën dy muaj, por jo për shkak të Hamasit”, thotë ajo, e zemëruar që shteti izraelit nuk siguroi lirimin e tyre më herët.

Moshe i kaloi ditët e saj me pengje të tjerë, burra, gra dhe fëmijë, ndërsa roje të armatosura qëndronin pranë. Ata hëngrën pjesë të vogla të mallrave të konservuara dhe dhoma ishte e ndriçuar dobët.

Për të kaluar kohën, ajo tha se tre pengjet meshkuj, një historian hebre, një adhurues i filmave dhe një arabisht folës, u ofruan të jepnin leksione për robërit e tjerë. Tre burrat e përmendur janë ende në robëri.

Nga thellësia e nëntokës, ajo thotë se nuk e ka dëgjuar bombardimin masiv izraelit të Gazës, por thotë se lëkundjet janë ndjerë herë pas here në tunele.

Ajo është e shqetësuar për fatin e pengjeve të mbetura, pasi thotë se ka parë në video se tunelet ku ajo mbahej tani janë bosh.

“Kam një ndjenjë që disa prej tyre nuk janë gjallë, sepse e di që nuk janë më në vendin ku kam qenë unë”, tha Adina Moshe e përlotur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori