Një grua që jeton në një nga fshatrat më të largëta të botës duhet të marrë sendet ushqimore me aeroplan çdo dy muaj.

Salina Alsworth, 27 vjeç, ka jetuar në Port Alsworth, Alaska, SHBA, gjatë gjithë jetës së saj – pasi stërgjyshërit e saj, Babe dhe Mary Alsworth, u transferuan atje në vitet 1940.


Burri I Salinas, Jared Richardson, 25 vjeç, një udhërrëfyes peshkimi, ishte një nga turistët e shumtë që vizituan fshatin.

Dyshja u takuan ndërsa Jared ishte duke punuar në resortin ku ai u zhvendos në vitin 2022 nga Detroit, Michigan, SHBA.

Salina tha se Jared është përshtatur mire me jetën e fshatit, pavarësisht se merr dërgesa ushqimore çdo dy muaj dhe duhet të fluturojë 321 kilometra deri në qytetin më të afërt, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se aktualisht në fshat jetojnë 180 njerëz, pa bare, teatro, dyqane apo restorante.

Banorët mbështeten në qytetin më të afërt, Anchorage, për furnizime të cilat mund të jenë një sfidë për t'u arritur - në varësi të kushteve të motit.

Salina tha: “Dëbora dhe mjegulla janë një faktor i madh, këtu nuk ka spitale”.

“Ne kemi një klinikë të vogël e cila bën gjëra themelore, por nëse keni një fëmijë ose keni nevojë për operacion, duhet të shkoni diku me aeroplan.”

"Ne marrim dërgesa ushqimore një herë në dy muaj. Përpiqem të blej gjithçka që më nevojitet për dimër në tetor, kur sezoni ka mbaruar, dhe ta bëj që të zgjasë deri në maj.”

Por, pavarësisht sfidave të shumta, Salina tha se nuk ka plane të lëvizë dhe e do komunitetin në fshat. /Telegrafi/