Nëntëmbëdhjetë vite pas vrasjes së Azem Hajdarit, fotografi Felix Bilani, ka rrëfyer nëpërmjet një statusi në Facebook momentet kur bëri foton e fundit të Azemit të pajetë, në 12 shtator të 1998.
Felix Bilani shkruan për momentin kur e morri vesh dhe se lajmin për vrasjen e Azemit ia dha Sokol Olldashi, i cili në atë kohë ishte zv/kryeredaktor në gazetën ‘Albania’.
Postimi në Facebook i Felix Bilanit:
“12 shtator 1998, në atë kohë punoja për gazetën “Albania”. Rreth orës 09 e 30 ulëm tek bar “Mariela” për të pirë kafen, mora gazetat dhe po u hidhja një sy, kishte media në atë kohë…Ngjarjet ishin të rënda, pasi bëra koronikat apo fotot e ditës, rreth orës 15:00 shkoj në redaksi, puna e zakonshme.
Me Sokol Olldashin, në atë kohë zv/kryeredaktor në këtë gazetë, rreth orës 16:00 shkuam tek piceri “Magelani” te pinim nga teke fernet dhe kafen. Koli e kishte qef fernetin. Me biseda mbi letërsinë dhe poezinë, e pak për gazetarinë, çohemi dhe shkojmë në redaksi, unë ndenja dhe pak pasi nxora disa foto nga arkivi dhe largohem për shtëpi.
Ishte mbrëmje kur më flasin në radio, pasi gazeta kishte radio dhe jo si sot telefon. Botuesi Ylli Rakipi më thotë që duhet të shkoj urgjent në redaksi. Shkoj për pak minuta pasi e kisha afër redaksinë, mbeta pak i shtangur. Ylli ishte i mbushur, Sokoli gjithashtu. Astrit Patozi nuk fliste por i mbushur në sy dhe ai. “Ça ka ndodh”- pyes?
Sokol Olldashi me thotë: “Na e vranë Azemin dhe duhet të shkojmë në Spitalin Ushtarak.” Mbetem dhe mpihem.
Vetvetiu më kaluan disa situata të Azem Hajdarit para syve. Nga hyrja në Tropojë ishte i plagosur atëherë (ngjarja kur Gafur Mazreku e plagosi në parlament ) e deri tek momenti i fundit në Qytet Studenti (ngjarja kur u vra një efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejtë ) ku më shpëtoi nga Agim Shehu zv.ministër i asaj kohe, pasi në atë kohë isha në gazeten “Koha jone”
Fjalët që më tha atje ishin: “Feliks, mos fotografo pa ardhur unë sepse po vjen Agim Shehu dhe ti e di që as ty e as një gazetar te ‘Koha jonë’ nuk e ka mirë me të”.
Këto e të tjera më kalonin në mendje gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak. Mbërrijmë. Tek ajo që quhet urgjencë në Spitalin Ushtarak ishin shume njerez, aq shumë sa me shumë zor çamë turmën dhe hymë brenda.
Futem brenda, eci tek dera majtas që shkon në salle operacioni, edhe aty shumë njerëz . Ylli Rakipi më thotë që do bësh foton e fundit të Azemit, zëri i dridhej dhe ishte i mbushur në sy nga lot që mezi i mbante, po kështu edhe Sokol Olldashi.
Më futën në një derë djathtas. Futem brenda, shoh njerëz që ishin të afert dhe lotonin, unë në qafë përveç aparatit tim kisha dhe aparatet e dy kolegëve pasi vetëm unë do hyja brenda.
Shoh Azemin dhe sytë më mbushen. Për herë të parë duart nuk më bënin të prekja aparatin. Nuk kishin vrarë vetëm Azemin, së bashku me të vranë fjalën e lirë, vranë median e lirë, vranë atë që ishte gjithmonë pro lirisë, edhe brenda PD. Këto mendoja aty tek shihja trupin pa jete të njeriut që kundërshtoi Ramizin e çdokënd tjetër për një liri dhe një demokraci.
Dëgjoj një nga personat aty që më thotë të mbaroja dhe të dilja. Me duart që më dridheshin shkrep disa herë aparatet dhe dal. Me mendjen dhe mendimin që tashmë askush nuk mund të mbrojë më lirinë e fjalës. Bëra foton e vetme dhe të fundit të njeriut që la përgjysmë ëndrrën e tij për një demokraci në PD dhe në Shqipëri.
Ps: Për arsye se fotoja është e bërë me film, pra vite më parë kjo është foto e marrë nga Google dhe e botuar në gazeten Albania të asaj kohe”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles