Festimja vjen nga fshati Izvor i Tepelenës, ka dy vëllezër, ndërsa prindërit i ka në burg. 34-vjecarja ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”.
Ajo deklaron se prindërit gjenden në burg për shkak se vetë ajo i ka denoncuar, pasi ata kanë vrarë fëmijën e tyre dy muajsh, trupi i të cilit është gjendur në gropën e gëlqeres.
Në moshën 18-vjeçare dajat e saj e martuan në Greqi me një burrë që sipas saj kishte probleme të shëndetit mendor.
Duke qenë se ai jetonte në Greqi dhe nuk erdhi asnjëherë ta takonte, ajo e njihte vetëm nëpërmjet fotos, dhe për herë të parë e pa kur shkoi në Greqi.
Qëndroi në Kretë rreth një muaj, sjellja e tij nuk ishte normale, pinte ilaçe dhe nuk sillej aspak mirë.
U zu me vjehrrën pasi ajo i dogji dorën me vaj të nxehtë, shenjat madje i ka ende. Aty kuptoi se nuk mund të jetonte më në atë shtëpi dhe vendosi të largohej.
Në Greqi ajo thotë se e kanë përdhunuar njerëz të panjohur, dhe pas kësaj ajo mori rrugën për në Shqipëri.
Fotografia kryesore: ILUSTRIM
Kur mbërriti në Kakavijë, Festimja iu dorëzua policisë në Gjirokastër dhe iu kërkoi ndihmë.
Policia e mori dhe e strehoi në një qendër kundër trafikimit të grave.
Ajo vazhdoi më pas normalisht jetën e saj derisa u lidh me një djalë, i cili ju prezantua me emrin Baftjar.
Ai i premtoi se do të qëndronte me të dhe do ndërtonin bashke një familje, por në fakt e trafikoi edhe ai.
Baftjari e detyronte të prostituonte në zonën e Vlorës dhe Himarës duke i gjetur vetë klientë, e duke e futur në makina të ndryshme.
Ajo mbeti shtatzënë dhe ja tha këtë fakt, por ai jo vetëm që nuk ndaloi, por vazhdoi ta detyronte të prostituonte deri në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe më pas e la duke e hedhur në një kazan plehrash.
“Nuk më duhesh më”, i ka thënë.
Pas kësaj ajo shkoi sërish në një qendër për vajzat e trafikuara në qendrën e Linzës. Atje solli në jetë edhe djalin.
Dajat nuk e pranojnë më në shtëpinë e tyre për shkak të jetës që ka bërë.
Nga qendra është mbështetur dhe i kanë dhënë edhe një punë, por tani këtë punë e ka humbur dhe ka mbetur vetëm me një përkrahje prej 50 mijë lekësh të vjetra në muaj bashkë me të birin 5-vjeçar.
Ajo ka nevoje për ndihmë, nuk e shikon më prostituimin si rrugë shpëtimi. As me vëllezërit nuk ka më kontakte dhe nuk e përkrahin. /bw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi