Armando Broja është shpresa e madhe e Shqipërisë për të ardhmen.

Sulmuesi i talentuar shqiptar është nën pronësi të Chelseat, por që londinezët e kanë huazuar në Eredivisie te Vittese.


Lojtari ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë, edhe pse u kërkua edhe nga grupmoshat e Anglisë.

Në një intervistë për Goal, Broja ka treguar se ka zgjedhur Shqipërinë pasi ishte një vendim i rëndësishëm dhe nuk e kishte problem ta bënte këtë zgjedhje.

164865533 3671730506259485 67528860874077794 n

“Normalisht që është një vendim i madh dhe i rëndësishëm, kur t’i zgjedh vendin tënd për të luajtur".

"Zgjodha Shqipërinë, sepse brenda meje kam gjak shqiptar. Unë jam shqiptar, prindërit e mi po ashtu dhe nuk e kisha të vështirë për të bërë zgjedhjen", tha fillimisht Broja.

121227950 3253256848106855 50168142646424949 n

Tutje sulmuesi shtatgjatë ka thënë se i pëlqen t'i bëjë shqiptarët krenarë dhe se do ta ndihmojë Shqipërinë për të shkuar në një kampionat evropian ose botëror.

"Më pëlqente që të bëja shqiptarët krenarë, por edhe prindërit. Unë dua ta ndihmoj Shqipërinë për të shkuar në Botëror ose Evropian, kjo është gjë e madhe për shqiptarët".

Broja 2

"Nëse do të shkonim në Kupën e Botës, do të ishte çmenduri dhe ne do të bënim histori. Ne nuk kemi arritur kurrë më parë këtë dhe do të ishte diçka e çmendur për të gjithë", tha Broja.

Krejt në fund ai ka thënë se ndaj Anglisë dëshiron ta shfaq gjithë potencialin e tij.

164141838 3670132633085939 7484476680338981931 o

"Tashmë përballemi me Anglinë dhe në këto ndeshje unë mund shfaq të gjithë potencialin tim. Është diçka e veçantë të luash për vendin tënd”, ka deklaruar Armando Broja. /Telegrafi/

telegrafi sport app