Është vetëm 20 vjeçe, është nënë e një fëmije 1 vjeç dhe ish-grua e një burri që ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Për shkak të ndjeshmërisë së situatës në të cilën gjendet kjo grua e re, Radio Evropa e Lirë nuk ka publikuar identitetin e saj dhe as lokacionin ku është zhvilluar biseda me të.
Ajo sot jeton në njërën nga dhjetë shtëpitë e sigurta në Kosovë, të cilat kryesisht strehojnë viktima të dhunës në familje.
Ky fenomen ka nxitur së fundmi edhe protesta të organizuara nga shoqëria civile në Kosovë. Rasti i fundit një dhune të këtillë është shënuar në muajin gusht në një fshat të Gjakovës, ku një burrë vrau gruan e tij 40-vjeçe dhe vajzën e tij 9-vjeçare.
Gruaja 20-vjeçare, ende flet me shumë shqetësim për përjetimet e saj, raporton REL, tregon se si ish bashkëshorti i saj e ka mbajtur të ngujuar në shtëpi, pa asnjë mjet komunikimi me botën e jashtme…
“Ne jemi dashur me njëri-tjetrin. Në atë kohë marrëdhëniet kanë qenë ndryshe, ishim të lumtur. Vendosëm që të martohemi, por me marrëveshjen që do ta vazhdoj shkollimin, pasi unë e kam dashtë shumë shkollën, kam qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Pas martesës ndryshoi gjithçka”.
Shpjegon dhunën që ka përjetuar, në kohën e përpjekjeve të saj për të gjetur mirëkuptim…
“Më ka rrahur me shuplaka, grushte, shqelma, dhe nuk i ka interesuar më pas gjendja ime, nëse jam alivanosur apo çfarë ka ndodhur me mua”.
Ajo flet edhe për mungesën e mbështetjes që mund t’i kenë ofruar autoritetet e rendit apo edhe vetë familja e saj.
“Sa herë kam shkuar në Polici, atje më kanë bindur të kthehem tek ai dhe më kanë thënë se këto gjëra nuk do të ndodhin më”.
Familja e saj ka thënë se do ta pranonin të kthehej prapa në shtëpi, por pa fëmijën e vogël, gjë të cilën ajo nuk pranoi ta bëjë.
Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar janë shënuar 1269 raste të dhunës në familje, viktima të të cilave kanë qenë kryesisht gratë.
Ndërkaq, gjatë këtij viti në periudhën janar-qershor janë evidentuar 628 raste.
Autoritetet e rendit në Kosovë nuk e bëjnë kategorizimin e vrasjeve që mund të kenë ndodhur në rastet kur është ushtruar dhunë në familje. Të dhënat e tyre flasin për 20 vrasje gjatë këtij viti, në të cilat janë përfshirë edhe rastet e vrasjeve nga dhuna në familje.
Në njërin nga bilbordet e vendosura në Prishtinë shkruan: “Edhe sa thirrje të humbura”
Organizatat joqeveritare ndërkaq, të cilat merren me strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, thonë se trendi i raportimit të rasteve të dhunës në Kosovë është në rritje.
Erblina Dinarama, e cila udhëheqë njërën nga 10 shtëpitë e sigurta sa ekzistojnë në Kosovë, thotë se qendra e saj merret jo vetëm me strehimin, por edhe me rehabilitimin e viktimave. Aktualisht në këtë qendër jetojnë 10 gra dhe 9 fëmijë.
“Raportimi i grave që përjetojnë dhunë në familje është rritur dhe nevoja për të strehuar viktima të dhunës gjithashtu është rritur. Kemi pranuar 19 persona, ndonëse kemi kapacitet më pak”.
“Të gjitha gratë që strehohen i punësojmë, normalisht ato që janë të afta për punë. Gjithashtu fëmijët i dërgojmë në shkollë. Kjo strehimore vepron që nga viti 2000 dhe është e tipit gjysmë të hapur, pra ju lejohet grave të lëvizin, sigurisht në përputhshmëri me atë se sa është shkalla e rrezikshmërisë për to”.
Shtëpitë e sigurta financohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 50 për qind të shpenzimeve, kurse pjesa tjetër vjen nga donatorë të ndryshëm.
Dhe përveç financave, që me raste janë të kufizuara, këto shtëpi përballen edhe me një problematikë tjetër, kufizimin kohor që ua përcakton rregullorja viktimave për të jetuar në to.
Sipas rregullores që posedojnë të gjitha strehimoret, qëndrimi në strehimore i grave është i paraparë të zgjasë nga 3 deri në 6 muaj. Në disa nga këto shtëpi, ka ndodhur që për shkak të pamundësisë së rehabilitimit për një periudhë kaq të shkurtër kohore, viktimat ka qëndruar edhe deri në 9 vjet, në marrëveshje me udhëheqësit e shtëpive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova