E bukura Suada Sherifi ishte përzgjedhur “Miss Shqipëria” në vitin 2005.
Por jo gjithçka kishte qenë perfekte në atë kohë, dhe dukej se bukuroshja është përballur me një kërkesë të pazakontë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për ABC News, Suada rrëfen një histori interesante rreth 12 vjet më parë me Fadil Berishën.
Ajo rrëfeu se arsyeja pse nuk përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe” në atë kohë, ishte fakti se fotografi i njohur i kishte kërkuar asaj që të operonte hundën, duke e zvogëluar në madhësi.
Një kërkesë e tillë sipas saj ka qenë e paarsyeshme dhe nuk mund ta pranonte, dhe si rrjedhojë bukuroshja u tërhoq nga prezantimi i vendit të saj.
Në vend të Suadës, Shqipëria u prezantua nga bukuroshja pasuese Eralda Hitaj. /Telegrafi/