LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet i riu që shpëtoi 2 fëmijët nga Kosova në Shëngjin

Rrëfehet i riu që shpëtoi 2 fëmijët nga Kosova në Shëngjin

Robert Neçaj, vrojtuesi i plazhit që shpëtoi motër e vëlla nga mbytja në plazhin e Shëngjinit pak ditë më parë, rrëfeu për Euronews Albania momentet e vështira të përjetuara në det të hapur kur iu desh të luftonte për jetën e vet dhe të dy fëmijëve.

Ai tregoi se si kishte rrezikuar jetën e tij, duke marrë disa goditje nga fëmijët (adoleshentë) të cilët disa herë e kishin zhytur në ujë në përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre.

“Ishin futur në një zonë shumë të rrezikshme, vajza po i thërriste vëllait të kthehej. Vëllai po dridhej, kishte kriza epilepsie. Motra po përpiqej të shpëtonte vëllanë. Papritur sulmohem nga motra me mjetin e shpëtimit që i kisha dhënë. Ishte godite e pavullnetshme, ajo ishte duke u mbytur, u trondita. më tej motra na zhyti të dyve në përpjekje për të shpëtuar. Më pas u godita edhe nga vëllai”, rrëfeu i riu.


Shpëtoi motër e vëlla nga Kosova në Shëngjin, vrojtuesi i plazhit probleme me frymëmarrjen
Lexo po ashtu Shpëtoi motër e vëlla nga Kosova në Shëngjin, vrojtuesi i plazhit probleme me frymëmarrjen

Por pasi kishte mundur t’i nxirrte në breg shëndoshë e mirë, ishte lënë pa shenja jete pasi askush nuk i kishte dhënë asnjë ndihmë.

“Gjatë kthimit për në breg bie pa ndjenja në ujë, bien në dy gjunjë, dhe bie me fytyrë në ujë. Pasi i nxora me këmbë në tokë ata u larguar të dy nga vendi. Pasi rashë në ujë, s’më ndihmoi askush, ata ikën. Me sa duket kanë qenë duke u larë në një tjetër plazh, s’e di ku kanë qenë. Fëmijët janë larguar, ndoshta nga paniku, apo duke më parë mua në gjendje të rëndë, por fëmijë s’u vë faj. Duke u zvarritur dola në breg, përfundova pa ndjenja”, rrëfeu i riu.

Ai tha se nuk ka pasur më asnjë kontakt me fëmijët të cilëve u shpëtoi jetën, as më familjarë të tyre, por shprehet shumë i lumtur që mundi t’i shpëtonte. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori