LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet djaloshi që u fut në fushë gjatë lojës së Superkupës: Ishte ditë historike për mua

Rrëfehet djaloshi që u fut në fushë gjatë lojës së Superkupës: Ishte ditë historike për mua
Putini në fushë (Foto: ekipa.mk)

Djaloshi që prishi rendin e forcave të sigurisë në intervistë me derbi.mk ka treguar më shumë rreth jetës së tij dhe gjestit, që ai e tregon, si hisorik.

Quhet Antonij Tentov, 19 vjeçar nga Shkupi. është student i mirë por thotë se ndjenjat nga brenda e kanë detyruar që të kërcejë nga katër metra largësi dhe të thejë kordonin e policisë për të realizuar ëndërrën.

Këtë ngjarje e quan si ”gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.”


Në rrëfim gjithashtu tregon se në atë moment nuk ka qenë as nën ndikimin e alkoolit apo të drogës, por ka qenë i ndikuar nga adrenalina.

Momenti kur tifozi që kishte të shkruar ‘Putin’ në shpinë, zbarkon në fushë pas ndeshjes Real-United (Foto)
Lexo po ashtu Momenti kur tifozi që kishte të shkruar ‘Putin’ në shpinë, zbarkon në fushë pas ndeshjes Real-United (Foto)

”Gjatë kohë e kam pas në plan që të bëjë diçka të tillë por nuk kam pasur mundësi. Superkupa e UEFA-s ishte një mundësi fantastike që të realizoj ëndërrën. 20 minutat e para kisha një shtim enorm të adrenalinës, gjë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë.”

”Adrenalina në trupin tim shpërtheu në minutat e fundit. E pashë terrenin dhe thash me vete: ‘Do të bëjë diçka që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës’. Kërcimi ishte i frikshëm. I falemnderohem Zotit që ruajti gjatë gjithë ndeshjes. Nuk është lehtë të kërcehet nga katër metra lartësi në një vend jo të rrafshtë ku të pret ‘murri’ i policëve. Sa mbërrita në tokë, menjëherë u nisa për tek lojtarët. E dija se më ndjeknin shumë policë por nuk e kisha atë brengë.” thotë Tentov.

Përndryshe, ai është dënuar nga autoritetet. Qindra euro dënim për një tek që ai do ta mbajë mend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori