Rrahmani përsëri në formacionin e javës

Amir Rrahmani po vazhdon me suksese në futbollin kroat.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hyrë për herë të tretë radhazi në formacionin më të mirë të javës.
Kështu djaloshi nga Prishtina deri në këtë sukses erdhi pas ndeshjes RNK Split – Rijeka të humbur nga skuadra e tij 1:2.
Por golin e vetëm për RNK Splitin e shënoi pikërisht Rrahmani në fundin e pjesës së parë.
Amiri u vlerësua lartë si për golin ashtu edhe për ndërhyrjet e tij të sakta në mbrojtje dhe kjo ka bërë që ai për herë të tretë të futet në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































