LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Prishtinë e Lipjan, arrestohen pesë persona

Rrahje në Prishtinë e Lipjan, arrestohen pesë persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar tri raste të lëndimit trupor që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe njëri në Lipjan. Sipas policisë në Prishtinë një i mitur është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.

Gjithashtu në rastin tjetër në Prishtinë, është sulmuar fizikisht një person. Kurse në Lipjan tre persona kanë sulmuar një person.


Rastet sipas policisë:

Prishtinë, 14.09.2021 – 19:30. Me 15.09.2021 viktima mashkull kosovar (i mitur) ka njoftuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lipjan, 14.09.2021 – 22:32. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj të huaj, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Prishtinë , 15.09.2021-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar si dhe i kanë dëmtuar veturën. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori