LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Podujevë, arrestohen katër persona

Rrahje në Podujevë, arrestohen katër persona
Foto: Ilustrim

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

“Katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti.

Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre pas intervistimit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/