LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në linjën 50 të transportit publik në Shkup, MPB jep detaje (Foto)

Rrahje në linjën 50 të transportit publik në Shkup, MPB jep detaje (Foto)
Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me njoftimet për rrahje në linjën numër 50 të transportit publik në Bashkinë e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat e përfshirë në rrahje kanë arritur që të ndikojnë edhe në aksidentin e komunikacionit të shkaktuar nga aubotusi dykatësh ku ka filluar rrahja.

”Shkelja e rendit dhe qetësisë ka filluar në katin e dytë të autobusit ku ka filluar rrahja, e cila ka vazhduar në katin e poshtëm. Një person i përfshirë në rrahje ka arritur që të kapë timonin e autobusit dhe të shkaktojë aksident, respektivisht autobusi ka goditur në një aubous tjetër privat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Rrahja ka vazhduar në rrugë, por pas arritjes së policisë, personat e përfshirë në këtë ngatërresë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me këtë rast, janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Tani për tani, policia ka arrestuar personin me iniciale R. B. Janë ndërmarrë të gjitha masat për sqarimin e rastit.

Përndryshe, rreth orës 21:00, qytetarët kanë njoftuar policinë se një zënkë ka filluar në këtë linjë të transportit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori