LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Klinë, lëndohet një person

Rrahje në Klinë, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:02 në fshatin Zllakuqan, Klinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.


“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në një rrahje. Viktimës mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/