Rrahje mes shtatë personave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrahjes në Prishtinë, ku shtatë persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur mes veti.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, të martën në orën 14:00.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































