Site icon Telegrafi

Rrahje masive në ndeshjen e NBA në sfidën mes Minnesotas dhe Orlando Magic, gjyqtarët përjashtojnë pesë basketbollistë

Një rrahje e madhe ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Target Center mes Minnesota Timberwolves dhe Orlando Magic.

Gjithçka nisi një minutë para fundit të çerekut të tretë ku u përfshinë shumë basketbollistë.

Basketbollisti i vendasve, Austin Rivers shkoi për të goditur zëvendësuesin e mysafirëve Mo Bamba i cili dukej se ka provokuar atë nga banka rezervë.

Shumë basketbollistë u përfshinë në rrahje derisa pas disa minutave gjërat u qetësuan në parket.

Gjyqtarët e ndeshjes përjashtuan pesë basketbollistë, Rivers, Jaden McDaniels e Taurean Prince nga vendasit derisa Jalen Suggs e Mo Bamba nga mysafirët.

“Ky nuk është një moment i mirë për mua. Ndihem në siklet pasi jam më i moshuari në ekip dhe e konsideroj vetën si lider ose një nga drejtuesit e ekipit. Ishte një lojë e çuditshme dhe nuk mendoj se kjo ndihmoi aspak. Nuk më bën të ndihem mirë kjo që ndodhi”, ka thënë Rivers pas ndeshjes.

Rrahje masive ndodh shpesh të kemi në parketet e NBA-së, ndërsa kjo mes basketbollistëve të Minnesotas dhe Orlandos ka qenë ndër më të mëdhatë këtë edicion në elitën e basketbolli amerikan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version