LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në Drenas, arrestohen dy të mitur

Rrahje masive në Drenas, arrestohen dy të mitur
Foto: Ilustrim

Katër persona janë rrahur mes vete si pasoj e një mosmarrëveshje, ndërsa dy prej tyre (të mitur) janë arrestuar nga policia.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:15, në Drenas.

Siç thuhet në raport dy viktimat e rastit kishin pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.


“Është raportuar për një rrahje mes katër personave meshkuj kosovarë, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuar të mitur të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Dy viktimat e rastit kishin pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/