Rrahje masive në dasmë: 50 burra grushtohen mes veti për 20 minuta, një përfundon në komë (Video, +18)

Në një dasmë në Freemont ka ndodhur një rrahje masive mes 50 meshkujve, kurse në fund të kësaj rrahje njëri prej tyre ka përfunduar në koma.
Të veshur në rroba solemne, ata janë filmuar me kamera duke shkëmbyer grushta e shkelma por edhe duke e gjuajtur njëri-tjetrin me këpucë, duke i përdorur si armë e ftohtë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme filloi në hotelin Royal Palace në Freemont në afërsi të San Franciscos, kurse në dasmë kanë marrë pjesë afro 700 persona.
Rrahja filloi brenda hotelit por u zgjerua në parking ku dhjetëra burra kanë shkëmbyer grushta e shkelma për më shumë se 20 minuta, derisa në vendin e ngjarjes u shfaq policia.
Rayan Sing, fotografi i dasmës, ka deklaruar se rrahja masive filloi në podiumin ku po vallëzonin dasmorët.
“Nuk mund të them kush kënd e ka goditur. Dhjetëra burra janë rrahur. Nuk e njoh askënd personalisht”, ka shtuar ai. /Telegrafi/





















































