Rrahje e përgjakshme mes të burgosurve në burgun e Idrizovës

13:"Orce Popovski
Rrahje e përgjakshme ka ndodhur në burgun e Idrizovës, në departamentin e ndihmës së shpejtë, njoftojnë nga policia.
Në raportin e policisë thuhet se rrahja nga ndodhur dje, rreth orës 12:15 mes M.Z (36) dhe D.R (42), përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Gjatë rrahjes D.R ka marrë lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar nga Klinika për Kirurgji Makilofaciole, ku edhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm", thonë nga polica.
Ata më tej shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e këtij rasti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































