LAJMI I FUNDIT:

Rrahja në QKUK, i dyshuari dhe viktima punonjës në këtë institucion

Rrahja në QKUK, i dyshuari dhe viktima punonjës në këtë institucion
Foto: Arkiv

Një rrahje u raportua të mërkurën se ka ndodhur një ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia njoftoi se është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“QKUK- Prishtinë 17.10.2023-14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin policor.


Sulmohet fizikisht një person në QKUK
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht një person në QKUK

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për Telegrafin bëri të ditur se i dyshuari është punonjës në QKUK.

Ndërsa, Telegrafi mëson se edhe viktima është punonjës në këtë institucion, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e rastit mbesin ende të paqarta.

“Ju njoftojmë se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person (punonjës në QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

Ajo tutje shtoi se lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori