Rrahet gazetari dhe kameramani që po raportonin për zjarret në Turqi - "mos e dezinformoni publikun"

Zjarret tash e sa ditë kanë kapluar shumë qytete të shtetit turk.
Mediat raportojnë për shumë dëme të botës së faunës, por edhe të pemëve në pyjet në Turqi.
Por, reporteri i Halk Tv, një mediumi lokal në Marmaris İçmeler, u sulmua fizikisht sepse po raportonte rreth zjarreve, transmeton Telegrafi.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një person, i cili bërtiti se "ne do t'ju bllokojmë kur flisni keq", theu një shishe dhe shënjestroi kameramanin e Halk TV në vendin e ngjarjes.
Më vonë, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit.
Ndryshe, prokuroria turke po e konsideron si fyerje ndaj presidentit dhe shtetit kampanjën “Help Turkey” dhe për këtë ka nis hetimet. /Telegrafi/
https://twitter.com/t24comtr/status/1423405332366249992






















































