Pas tre netësh magjike, është duke u mbajtur edhe nata finale e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në RTSh.

Pak më parë është ndarë çmimi “Artisti më i mirë debutues”, të cilin e fitoi Erma Mici.


Dhe tani një tjetër çmim të rëndësishëm e fitoi këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo.

Screenshot 15 22 Foto: Screenshot/YouTube

Në Fest 61, ajo rrëmbeu çmimin e karrierës meqenëse prej vitesh i ka dhuruar skenës plot emocione e momente të bukura.

Pas marrjes së këtij çmimi, Dilo tha: “Faleminderit shumë jurisë, Arbana dhe gjithë festivalit”.

Screenshot 14 28 Foto: Screenshot/YouTube

Krahas kësaj, këtë vit për herë të parë fituesi do të zgjidhet nga publiku që më pas do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2023”.

Në garë janë disa yje të muzikës si: Manjola Nallbani, Albina dhe familja Kelmendi, Enxhi Nasufi, Elsa Lila, Filloreta Raçi – Fifi etj. /Telegrafi/