I dërguari i Merkel në Tiranë, Michael Roth dha një mesazh të qartë për Shqipërinë në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, duke kërkuar që Qeveria e Shqipërisë të vijojë me reformat, dhe opozita të marrë përgjegjësitë e saj.
“Pres prej qeverisë shqiptare të vijojë në mënyrë konsekuente politikën e reformave, dhe pres prej opozitës shqiptare të ndërmarrë në mënyrë të drejt për drejtë përgjegjësitë e veta për të kontribuar në këto procese. Dje pata mundësinë të komunikoj me zotin Basha ka qenë bisedë mjaft e mirë. Sado që mund të ketë konflikte në politikat e brendshme, çka është shenjë e një sistemi demokratik të gjallë, gjithsesi duhet të lini mënjanë ndasitë për të ecur para”, tha Roth, raporton tch.
Ai tha se Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë por vendimi do të bëhet pas verifikime nga Qeveria federale dhe Bundestagu. “Shqipëria mund të vazhdojë të mbështet në përkrahjen e Gjermanisë. Rruga e Shqipërisë drejt BE është rrugë e vështirë, sigurisht që shoqërohet me vështirësitë e veta. Në vitet e shkuara janë shënuar një sërë arritjesh të rëndësishme. Qeveria federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje dhe në bashkëpunim me Bundestagun do të pozicionohemi në të ardhmen për çeljen e këtyre negociatave. Argumentat për çeljen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë, perspektiva e anëtarësimit për në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për Shqipërinë, është në interesin jo vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por dhe në interesin tonë, dhe ne duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë”, tha Roth më tej.
Ndërsa ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se dy janë elementët thelbësore të hapave që duhen ndjekur, ritmi i reformave dhe thellimi i tyre.
“Kemi dëgjuar me durim edhe hapat që duhen bërë në vijim sepse siç e ka thënë disa herë kryeministri Rama që ditën e dorëzimit të raportit të KE, gjatë vizitës së përfaqësueses së politikës së Jashtme të BE, Mogerini e deri në ditën e sotme dy janë elementët thelbësore që shoqërojnë procesin, nevoja për të mbajtur ritmin e reformave dhe për t’i thelluar më tej këto reforma sepse nuk janë reforma që bëhen për Brukselin, Berlinin, Parisin apo Hagën, por janë reforma përmes së cilave shoqëria shqiptare vijon të zhvillohet dhe transformohet”, tha Bushati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri