LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Lojtarët e Unitedit janë prapa Mourinhos

Rooney: Lojtarët e Unitedit janë prapa Mourinhos

Wayne Rooney beson se lojtarët e Manchester Unitedit ende duan që të luajnë nën direktivat e Jose Mourinhos përkundër vuajtjeve.

United është në vendin e tetë në Ligën Premier, nëntë pikë prapa Cityt dhe Liverpoolit që po kryesojnë tabelën.

Sidoqoftë, United ka tri ndeshjeve pa humbje dhe Rooney që fitoi pesë tituj të Ligës Premier thotë se lojtarët vazhdojnë të qëndrojnë prapa Mourinhos.


“Sigurisht se ata po kalojnë në moment të vështirë, por Jose Mourinho është shumë me përvojë dhe mendoj se disa lojtarë mund të luajnë më mirë”.

“Shpresoj se mund t’i kthejnë gjërat për së mbari, të fitojnë më shumë ndeshje dhe të mbajnë presionin në majen e tabelës, aty ku dua t’i shoh”.

“Nga përvoja ime, kurrë nuk kam dëgjuar për lojtarë që nuk dëshirojnë të luajnë për shkak të përplasjeve me trajnerin”.

“Unë nuk mendoj se një lojtar mund ta bëjë këtë. Nuk mendoj se ndonjë lojtar te United mund të mos luajë për shkak të Joses, jam i sigurtë se ata po punojnë shumë prapa skenave për rezultate”, deklaroi Rooney.

United këtë fundjavë i shkon Bournemouthit që është në formë të lartë dhe në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori