LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Ndeshje e komplikuar ndaj Empolit, fitore e merituar

Ronaldo: Ndeshje e komplikuar ndaj Empolit, fitore e merituar
Cristiano Ronaldo (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventusi e dinte se do të ishte e vështirë ndaj Empolit, teksa ka folur edhe për golin e tij dhe formën e Zonjës së Vjetër.

Bardhezinjtë kanë fituar në udhëtim te Empoli me rezultat 2-1, falë dy golave të Ronaldos, i cili të parin e shënoi nga penalltia, ndërsa të dytin nga distanca.

“Ishte një lojë shumë e komplikuar”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.


Juventusi fiton me vështirësi te Empoli falë dy golave të Ronaldos
Lexo po ashtu Juventusi fiton me vështirësi te Empoli falë dy golave të Ronaldos

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë, sidomos pas lojës në Ligën e Kampionëve dhe ne ishim pak të lodhur”.

“Ne qëndruam në lojë, e rritëm posedimin tonë, krijuam më shumë shanse pas pushimit dhe në fund merituam fitoren”.

Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk e mbaj mend golin shumë mirë, do të duhet të shikojë atë përsëri!”.

Festa e madhe pas golit të dytë të Ronaldos (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“E gjitha kjo ndodhi shumë shpejt, por unë u ndjeva i sigurt dhe tentova golin”.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme, ne kemi bërë një performancë fantastike kundër Manchester United në Old Trafford dhe kemi performuar mirë këtu edhe në rrethana të vështira”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/