Ronaldo e pranon: Çfarë turpi (Video)

Ylli portugez shënoi dy gola të rëndësishëm në humbjen që Real Madridi e pësoi në shtëpi të saj 4-3 nga Schalke 04, transmeton Telegrafi.
Por edhe pse humbën madrilenët u kualifikuan tutje duke përfunduar ndeshjen nën ethe pasi mysafirët nga Gjermania kishin rast të mirë për ta shënuar golin e pestë dhe për ta eliminuar kampionin actual të Evropës.
Në fund të ndeshjes Ronaldo shihet duke u iu afruar Benzemës i dëshpëruar dhe duke i thënë: “Çfarë turpi, çfarë turpi”, i tha Ronaldo francezit duke treguar dëshpërimin e madh. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































