LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo me dedikim prekës pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II: Humbje e pazëvendësueshme

Ronaldo me dedikim prekës pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II: Humbje e pazëvendësueshme

Cristiano Ronaldo ka bërë një dedikim të përzemërt për Mbretëreshën Elizabeth II, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme (e enjte) në moshën 96-vjeçare.

Pallati Buckingham njoftoi për vdekjen e Madhërisë së saj në një deklaratë rreth orës 18:30, pasi kohëve të fundit kishte probleme me shëndetin.

Që nga njoftimi për vdekjen, janë bërë një mori shkrimesh nga të gjitha anët e globit, me superyllin e Manchester United, që bëri po ashtu një postim në rrjete sociale.


“Shtatë vite të karrierës sime i kam luajtur në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të tetë që jetoj në Angli”.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik”.

Mbretëresha Elizabeth II - Çfarë problemesh shëndetësore duroi Madhëria e saj gjatë gjithë jetës?
Lexo po ashtu Mbretëresha Elizabeth II - Çfarë problemesh shëndetësore duroi Madhëria e saj gjatë gjithë jetës?

“Vajtoj për këtë humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore”, tha më tej ai.

Cristiano Ronaldo

Ronaldo ishte në skuadrën e United për ndeshjen e Europa League kundër Real Sociedad, e cila u zhvillua menjëherë pas njoftimit të Buckingham Palace.

UEFA mori vendimin për të lejuar zhvillimin e ndeshjes pasi shumë tifozë kishin udhëtuar tashmë në Old Trafford me disa që kishin zënë tashmë vendet e tyre brenda stadiumit.

U mbajt një minutë heshtje para fillimit me të dy grupet e lojtarëve që mbanin shirita të zinj në krahë si shenjë respekti për Mbretëreshën, e cila shërbeu si udhëheqëse e vendit të saj për më shumë se 70 vjet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori