Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Cristiano Ronaldo ishte heroi i Al Nassr në përballjen me Al Wehda në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Arabisë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo të dyja skuadrat kishin raste – me vendasit që kishin më shumë kontroll mbi ndeshjen.
Mirëpo, në minutën e 48-të, Ronaldo zhbllokoi sfidën, duke shënuar një gol të bukur me kokë nga një asistim i Angelos.
Ky ishte goli i 17-të sezonal për portugezin, ndërsa i 925-ti në karrierë.
Portugezi fitoi po ashtu një penallti në fund të ndeshjes, por që lejoi Sadio Manen ta ekzekutonte për fitoren 2-0.
Ronaldos i duhen vetëm edhe 75 gola, për të arritur shifrën historike prej 1000 sosh. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































