Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur në vendin ku po mbahet ceremonia e FIFA-s për ndarjen e cmimeve të vitit.

FIFA, sot (e hënë) ndan çmimet kryesore të vitit që lamë pas, si lojtari i vitit, formacioni i vitit, goli i vitit dhe disa çmimet tjera individuale dhe ekipore.


Ky është vitit i dytë radhazi që FIFA zgjedh lojtarin më të mirë të vitit pasi më parë e kanë ndarë këtë çmim me revistën prestigjioze franceze “France Football”, të cilët ndajnë tani çmimin e Topit të Artë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve po mbahet këtë vit në Londër dhe tani kanë ardhur disa nga akterët kryesor të kësaj mbrëmje.

I tillë është edhe ylli portugez i Real Madridit, Ronaldo, i cili ka arritur në vendin ku po mbahet kjo ceremoni.

cr7 3 1

Ronaldo ishte së bashku me të dashurën dhe djalin e tij, teksa u prit mirë nga tifozët e mbledhur para vendin ku mbahet ceremonia.

cr7 4

Me arritjen e yllit portugez kanë shpërthyer edhe ovacionet dhe thirrjet në drejtim të tij, teksa Ronaldo ia ktheu me autografe dhe buzëqeshje.

cr7 1 1

Ndryshe, Ronaldo është në garën e ngushtë për çmimin lojtari i vitit së bashku me Lionel Messin dhe Neymarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app