Site icon Telegrafi

Ronaldinho për Messin: E kam si vëlla, shpresoj ta përmbushë ëndrrën duke fituar Kupën e Botës

Ish-legjenda braziliane, Ronaldinho shpreson që Lionel Messi ta fitojë Kupën e Botës “Katar 2022”, pasi kanë raporte të ngushta shoqërore.

Argjentina e Messit do të përballet me Francën në finalen e madhe të Kupës së Botës, e cila zhvillohet sot në Lusail Iconic Stadium nga ora 16:00.

Shumica e njerëzve të sportit janë ndarë në dysh se cilën përfaqësuese ta përkrahin në finale, por për Ronaldinhon nuk ka dyshime.

Edhe pse një brazilian dhe me rivalitet të madh, Ronaldinho do ta përkrah Argjentinën, vetëm për shkak të mikut të tij, Messit, të cilin e cilëson si vëlla.

“Për mua, Messi është një vëlla, një vëlla i vogël…”, ka thënë fillimisht Ronaldinho.

“Gjithçka që i nevojitet është ky Botëror dhe shpresoj që ai të përmbushë ëndrrën e tij”, përfundoi ish-ylli brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version